Flash

Champions: ‘match point’ për Juventus e Barcelona: shansi i fundit për PSG

Lapsi.al 24 November 2020
Champions: ‘match point’ për Juventus e Barcelona: shansi i

Fitore ndaj Ferencvaros e mjafton që Dinamo Kiev të mos kalojë me sukses Barcelonën pa Messin në fushë. Bardhezinjtë mund të mbyllin në mbrëmje cështjen kualifikim në 1/8 e Champions League: kërkon ta bëjë me dy javë para kohe për tu përqendruar në kampionat. Pirlo kërkon tre pikët me hungarezët që do të kenë në vijën e parë Uzunin: një fitore e mundshme e blaugranave në Rusi ose një barazim do të eleiminonte matemaktikisht Dinamon nga gara në grupin G. Për momentin Barcellona është me 9 pikë, Juve me 6, Ferencvaros e Dinamo Kiev në kuotën 1.

Tekniku bardhezi do të hedhë në fushë Dybala, që vjen nga tre pankina radhazi, në krah të Cristiano Ronaldos. Në Budapest Joya shënoi golin e vetëm sezonal (në shtatë takime mes kampionatit e Champions): Morata është i destinuar ta nisë nga pankina. Super emergjencë në mbrojtje, pas dëmtimit të Demiral (zgjatje e muskulit ileopsoas të djathtë e 10 ditë pushim) që i shtohet atyre të Chiellini e Bonucci. Kështu, Danilo në qendër me De Ligt e debutimi sezonal i Alex Sandro nga minuta e parë.

Në grupin E Sevilla e Chelsea do të vazhdojnë duelin në distancë në pritje të ndeshjes direkte për të vendosur skuadrën që do të udhëheqë grupin. Andaluzianët me 7 pikë, aq sa Blues, do të udhëtojnë në Rusi për tu ndeshur me Krasnodar. Transfertë edhe për londinezët që do masin forcat me Rennes në Francë.

Kërkon kalimin në 1/8 edhe Lazio: nëse mposht Zenit në Olimpico kalimi është një hap larg. Në grupin F, skuadra bardhekaltër për momentin është e dyta me 5 pikë, pas Borussia Dortmund me 6. E ndjekin Bruges me 4 e Zenit me një pikë. Tre pikë sonte do ti lejonin skuadrës së Simone Inzaghi të arrinte një mission të pritur prej 20 vjetësh në një nga ndeshjet e ardhshme (në shtëpinë e Dortmund ose në Olimpico kundër Bruges). Inzaghi i beson Immobiles, që rigjen Champions, në krah të Correa. Nga minuta e 1' në fushë edhe Luis Alberto, në qendër të një cështje që në kampin e Lazios nuk është zgjidhur edne plotësisht.

Për PSG është shansi i fundit për tu kualifikuar në Grupin H, kur në Parc Des Princes të presë Leipzig. Gjermanët me 6 pikë, aq sa United, kërkojnë të mbajnë larg francezët e Tuchel, që rrezikon pankinën. Një humbje do të ishte eleminim i sigurtë, ndërsa barazimi do ti mbante ende në lojë, në kohën kur në takimin tjetër Red Devils do të presin në Old Trafford Basaksehir, skuadra e vetme që I ka mundur deri tani.

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP E

18:55 FC Krasnodar ? - ? Sevilla

18:55 Rennes ? - ? Chelsea

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP F

21:00 Borussia Dortmund ? - ? Club Brugge

21:00 Lazio ? - ? Zenit St. Petersburg

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP G

21:00 Dynamo Kyiv ? - ? Barcelona

21:00 Juventus ? - ? Ferencvaros

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP H

21:00 Manchester United ? - ? Istanbul Basaksehir

21:00 Paris Saint-Germain ? - ? RasenBallsport Leipzig

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI