Flash

Historia/ I lindur me gjysmën e dorës, Xhemaili çmend specialistët: 9 gola në 4 ndeshje

Lapsi.al 23 November 2020
Historia/ I lindur me gjysmën e dorës, Xhemaili çmend

Futbolli është i bukur sepse ka edhe përjashtime. Dikush ka bërë historinë me defekt të lindur në këmbë e dikush po tenton ta bëjë me një anomali në krah. Është rasti i 14-vjeçarit nga Kosova Enis Xhemaili, i cili ka lindur me gjysmën e dorës, gjë që nuk e ka penguar aspak të shkëlqejë në fushën e lojës. Lojtari i Dritës U15 ka statistika impresuese, 9 gola në 4 ndeshje, duke nxjerrë në fushë një teknikë e fantazi të admirueshme, për të limituar sadopak hendekun e krijuar nga krahu: “Hobi im është futbolli. Kënaqem duke luajtur e dua të jetoj me të - ka thënë adoleshenti në një intervistë për KTV e sjellë në vëmendje nga Panorama -. Sporti është jeta ime, me të bëhesh diçka i madh. Kam bërë shumë për futbollin”, shprehet Xhemaili.

Deri tani, Enisi ka arritur të cajë rrugën me vullnet, duke spikatur mes moshatarëve. Tekniku i tij kërkon ta inkurajojë, edhe pse e ka të qartë se kalimi në futbollin profesionist mund të jetë i vështirë: “Enisi punon si në fazën ofensive ashtu edhe në mbrojtje. Ka statistika të shkëlqyera 18 gola në 15 ndeshje miqësore. Me ekipet e moshave U13 dhe U15 e ka pasur të lehtë, por për të luajtur me ekipin e parë do ta ket të vështirë për shkak të dorës, sepse i duhet për dyluftimet. Por, kam besim se do t’ia dalë”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI