Flash

"Nesër nuk do të jetë": Inzaghi ul në stol Strakoshën, por tek Lazio problemi është një tjetër

Lapsi.al 23 November 2020
"Nesër nuk do të jetë": Inzaghi ul në stol

Lazio mendon tashmë për Champions League, ku në Olimpico do të mbërrijë Zenit Saint Petersburg e, në rast fitore, bardhekaltrit do të hipotekonin seriozisht kalimin e raundit. Tre pikët janë shumë të rëndësishme dhe tekniku Simone Inzaghi ka ndërmend të konfirmojë skuadrën që fitoi në Crotone, me ndryshimin e vetëm kthimin në mbrojtje të Luiz Felipe në vend të Patric. Braziliani rezultoi negativ në tamponin e djeshëm e sot ka kryer kontrollin e aftësisë sportive, duke qenë i gatshëm për tu kthyer në grup. Ai që përjashtohet nga formacioni është Thomas Strakosha: "Për ne Luiz Felipe është një rikuperim shumë i rëndësishëm - konfirmoi Inzaghi -, ashtu si ai i Strakoshës. Ai është portieri titullar, por duke parë që ka qendruar pa luajtur për shumë kohë nesër do të luajë përsëri Reina, që po bën shumë mirë. Pastaj të shohim".

Mes titullarëve të konfirmuar edhe Luis Alberto. Cështja e të cilit është mbyllur tashmë, aq sa në Crotone mbajti edhe shiritin e kapitenit në fund të ndeshjes. Në mënyrë indirekte, kjo cështje ka krijuar një tjetër, mes menaxherit të klubit Peruzzi e presidentit Lotito, që kanë patur divergjenca për administrimin e cështjes së spanjollit. Peruzzi nuk ishte në transfertën e Crotones e mori disa ditë pushim. "Në të gjitha familjet mund të ketë keqkuptime - thotë Inzaghi në lidhje me Peruzzin -, uroj që situata të kthjellohet shpejt. Për sa i përket Luis Alberto duhet të them se në fushë ka dhënë gjithnjë gjithcka. Kështu edhe në Crotone e do të jetë edhe me Zenit".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI