Flash

"Nuk kemi dënuar protestuesit": Kukësi akuzon mediat si 'shpifëse'

Lapsi.al 23 November 2020
"Nuk kemi dënuar protestuesit": Kukësi akuzon mediat si

“Klubi i Kukësit i siguron të gjithë se nuk ka asnjë pakënaqësi mes futbollistëve dhe klubit dhe kërkon nga mediat të jenë më serioze në mënyrën se si i trajtojnë gjërat dhe të mos aludojnë e shpikin gjëra të paqena” shkruhet në komunikatën për shtyp të Kukësit ne lidhje me mungesën e Vesel Limaj e Dashamir Xhika në takimin kundër Teutës. Duke qenë se bëhet fjalë për dy titullarë fiks të Kukësit, qendrimi i tyre jashtë formacionin për një ndeshje shumë të rëndësishme si ajo kundër durrsakëve ka krijuar zhurmë e aludim se lojtarët janë dënuar nga klubi, duke e lidhur situatën me bojkotin e stërvitjes një ditë para takimit. Kjo ka bërë që klubi të ndërhyjë për të sqaruar situatën me versionin e tyre të gjërave, duke përjashtuar hipotezën e dënimit të Xhikës dhe Limajt për nxitje të protestës.

Klubi në anën tjetër ka tentuar të justifikojë mungesën e lojtarëve me zgjedhje teknike, që është disi e habitshme për nivelin e ndeshjes dhe pozitave në të cilat ndodhen kuksianët, ndërsa ka rritur dozën e akuzave ndaj medias: “Në çdo ndeshje që Kukësi luan, stafi teknik bën përzgjedhjen e futbollistëve në bazë të stërvitjeve apo formës së futbollistëve. Askush në ekip nuk është i paprekshëm dhe te gjithë luftojnë për të marrë vendin e titullarit. Në vend që të aludoni për shpifje dhe lajme jo të vërteta, mund të merrni për lajm faktin se në ndeshjen ndaj Teutës, Kukësi ka aktivizuar disa futbollistë të rinj në moshë që mund të jenë e ardhmja e futbollit shqiptar” thekson komunikata.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI