Flash

Video/ Nga 0-2 në 4-2, Inter mbetet i çmendur: Roma nuk i bën komplimenta Parmës

Lapsi.al 22 November 2020
Video/ Nga 0-2 në 4-2, Inter mbetet i çmendur: Roma nuk i bën

Inter është mësuar ti bëjë me zemër tifozët e tij, por ky zakon nuk ka ndryshuar as me Antionio Conte në pankinë. Zikaltrit kanë fituar 4-2 ndaj Torinos, por jo pa e parë më parë veten në disavantazh të dy golave, për ta përmbysur rezultatin në pjesën e dytë. Fiton edhe Roma kundër Parmës, pa lejuar asgjë ndaj kundërshtarit, pavarësisht mungesës së Kumbullës për shkak të Covid. Goditje jashtë fushës për Beneventon e Sassuolo.

INTER 4-2 TORINO

Në javën e tetë të Serie A, Inter ka mposhtur me përmbysje 4-2 Torinon në San Siro. Një orë e luajtur në mënyrë fantastike nga Torino, padrone e fushës, në avantazh 2-0 me golin e Zaza e penalltinë e Ansaldi. Pastaj Inter rigjeti tërbimin e krenarinë, duke i besuar forcës së sulmuesve të tij: Alexis Sanchez e Lukaku kthyen zikaltrit në barazi, pastaj një penallti e Lukakut e goli në fund i Lautaro Martinez i dhanë 3 pikët Contes.

ROMA 3-0 PARMA

Nuk pati praktikisht ndeshje në Olimpico: Roma dominoi e mposhti Parmën 3-0, duke u ngjitur në kuotën e 17 pikëve. Verdhekuqtë e Fonsecas kanë mbyllur gjithcka në pjesën e parë, duke e zhbllokuar ndeshjen me Borja Mayoral në të 28' me një lëvizje në thellësi. Pastaj skenën e mori i zakonshmi Mkhitaryan që në të 32', në asistin e spanjollit, realizoi nga distanca, duke fiksuar edhe të tretin në minutën e 40'.

VERONA 0-2 SASSUOLO

Sassuolo pësoi inisiativën e Veronës për gati gjithë ndeshjes, por gjeti tre pikë vendimtare për një klasifikim të pamenduar në vigjilje të kampionatit. Vendasit goditën dy shtylla e dy traversa e ndërtuan një seri rastesh që nuk u konkretizuan. Skuadra e De Zerbi, tregoi se di të jetë edhe cinike e gjeti avantazhin në pjesën e parë me një goditje të Boga, ndërsa dyfishimi erdhi në pjesën e dytë në përfundim të një aksioni në kundërsulm të finalizuar nga Berardi.

SAMPDORIA 1-2 BOLOGNA

Tre ppikë të cmuara për Bologna, që në Marassi fitoi 2-1 me përmbysje kundër Sampdorias. Pas shtatë minutash dorianët ishin në avantazh falë një goditje me kokë të Thorsby në goditjen e këndit të Candreva. Në të 44' skuadra e Mihajlovic gjeti barazimin në autogolin e Regini, i pafat të devijonte me gju në portën e tij. Në të 7' e pjesës së dytë, golin e fitores për miqtë e realizoi me kokë Orsolini, që në pjesën e parë kishte goditur edhe një traversë. Karton i kuq për Ranieri për protesta, ndërsa në shtesë Palacio goditi shtyllën.

FIORENTINA 0-1 BENEVENTO

Cesare Prandelli pagëzon me një humbje rikthimin e tij në pankinën e Fiorentinës. Në ndeshjen e drekës Violat humbasin 1-0 në shtëpi me Benevento e në klasifikim mbeten në kuotën e tetë pikëve. Në Franchi, pjesa e parë ishte e bllokuar e me pak raste, ndërsa në të dytën Improta vendosi në të 52' me një të djathtë të saktë në hyrje të zonës. Inzaghi kthehet të fitojë pas katër humbjesh radhazi.

ITALY - SERIE A

Fiorentina 0 - 1 Benevento

Hellas Verona 0 - 2 Sassuolo

Inter 4 - 2 Torino

Roma 3 - 0 Parma Calcio 1913

Sampdoria 1 - 2 Bologna

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI