Flash

Video/ Ronaldo heq qafe Cagliari-n për katër minuta: tetë gola në 5 ndeshje

Lapsi.al 21 November 2020
Video/ Ronaldo heq qafe Cagliari-n për katër minuta: tetë gola

Mbrëmja perfekte për Juventus: 2-0 ndaj Cagliari në Allianz Stadium është mënyra më e mirë për të harruar zhgënjimin e Olimpicos me Lazion e për të nisur ndjekjen e kreut pas pauzës së kombëtareve. Vendos si gjithnjë Cristiano Ronaldo: dygolësh, 8 gola në këtë Serie A, njësoj si Ibrahimovic, që kapet nga portugezi në krye të renditjes së shënuesve. Pirlo e sheh veten tashmë -1 nga Milan, që mund të rrisë diferencën në rast të një rezultati pozitiv me Napolin.

Një nisje e mirë e sardëve, pastaj Juve mori kontrollin e lojës. E pas një goli të anulluar Bernardeschit për pozicion jashtë loje të Moratas, bardhezinjtë kalojnë në avantazh në të 38': spanjolli pasoi për CR7, që u fut në qendër nga e majta e zonës e me një të djathtë të fortë e dërgoi topin pas shpinës së Cragno.

Dyfishimi erdhi katër minuta më pas: korner i devijuar nga Demiral që e con topin tek Ronaldo, shumë i aftë të koordinohej në shtyllën e dytë për devijimin fitues. Në pjesën e dytë, traversë e Demiral në zhvillimet e një goditje këndi, pastaj raste të pashfrytëzuara nga Morata e Bernardeschi. Anullohet edhe një gol për Cagliarin me autor Klavan, për pozicion jashtë loje të Marin.

ITALY - SERIE A

Crotone 0 - 2 Lazio

Spezia 0 - 0 Atalanta

Juventus 2 - 0 Cagliari

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI