Flash

Loew nuk ka shpëtuar ende: federata gjermane e ndarë në dy fronte për të ardhmen e teknikut

Lapsi.al 21 November 2020
Loew nuk ka shpëtuar ende: federata gjermane e ndarë në dy fronte

Një mbledhje e kryesisë së DFB (federata gjermane e futbollit) mund të vendosë ende në diskutim të ardhmen e Joachim Loew në krye të kombëtares së Gjermanisë. Sipas asaj që bën të ditur "Bild" ka një ndarje frontesh mes drejtuesve mbi zgjedhjen për të vazhduar me teknikun aktual, me vetëm Oliver Bierhoff, drejtori i kombëtareve, që ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Loew. Ndërkohë, në një sondazh të periodikes "Kicker", 90% e personave që kanë shprehur opinionin e tyre, nuk e duan më teknikun aktual në krye të Kombëtares gjermane.

Shpëtimi i Loeë mund të vijë nga të tjerë faktorë. I pari është mungesa e një zëvendësuesi të nivelit të lartë të gatshëm të futet menjëherë në lojë. Klopp e Flick, kandidatët në pole position, janë të kënaqur në krye të Liverpool e Bayern Mynih, ndërsa Rangnick, që është i lirë menjëherë, nuk i bind plotësisht. Faktori i dytë që mund të jetë vendimtar për të ardhmen e Loew është fakti që Gjermania, në më shumë se 100 vjet, ka patur vetëm 10 trajnerë e se cdo ndryshim pankine ka ardhur pas paraqitjeve të shëmtuara në kupa bote apo europian. Vetëm se askush, në këtë pikë, nuk është i gatshëm të vërë bast mbi të ardhmen e tij në krye të Gjermanisë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI