Flash

Video/ Përmbytje dhe një gropë misterioze rrezikojnë anullimin e ndeshjes së Serie A

Lapsi.al 21 November 2020
Video/ Përmbytje dhe një gropë misterioze rrezikojnë
Që nga dita e djeshme Kalabria është përfshirë nga moti i keq, ndërsa Crotone është gjunjëzuar nga reshjet e shiut të pandërprera e në lidhje me kushtet atmosferike nuk duket të ketë përmirësim. Për këtë motiv ndeshja e Serie A kundër Lazios, në program në orën 15 në stadiumin Scida, për momentin është në rrezik të fortë. Rrugët janë bërë të pakalueshme, duke mbuluar makinat, ndërsa një gropë misterioze është shfaqur në qytet, shkaktuar natyrisht nga përmbytjet. Përvec shiut, është parashikuar edhe erë e fortë që kalon mbi 40 kilometrat në orë që ve në dyshim të madh zhvillimin e takimit. Lazio është nisur që mbrëmë drejt Crotones me avionin e tyre të personalizuar, por sot dy skuadrat do të provojnë të zbresin në fushë për të testuar gjendjen e fushës.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI