Flash

Grushte në dhomat e zhveshjes, James kap nga fyti Jefferson: disfata me Ekuadorin shthur Kolumbinë

Lapsi.al 19 November 2020
Grushte në dhomat e zhveshjes, James kap nga fyti Jefferson: disfata me

Kolumbia po jeton një moment futbollistik të komplikuar. 2020 u mbyll për Cafeteros me dy humbje, të dyja shumë të rënda, në ndeshjen e kualifikimit për Katar 2022. Por nëse të humbasësh 3-0 kundër Uruguay mund të qendrojë, është shumë më e papranueshme për një skuadër si ajo kolumbiane të pësojë 6 nga Ekuadori. E në qendër të kritikave përfundoi tekniku Queiroz, që akuzohet se nuk ka ditur të marrë në kontroll një organikë që ka individualitete të rëndësishme si James Rodriguez. Por pikërisht fantazisti i Everton është në qendër të ciklonit për përplasjen fizike në dhomat e zhveshjes.

AS shpjegon se Javier Hernández Bonnet, drejtori i programit Blog Deportivo të Blu Radio, ka rrëfyer për një përballje të ashpër mes lojtarëve pas humbjes së turpshme me Ekuador. Një përplasje pa goditje të ndaluara që përfshiu lojtarë të rëndësishëm. “Brenda kombëtares ka grupe lojtarësh janë kundër njëri-tjetrit. E ka patur episode ku janë vënë në përdorim duart. Dihet që ka ndodhur, por nuk tregohen emrat. Ishte një lojtar që ka kapur për fyti një tjetër. Flasim për dy lojtarë të nivelit ndërkombëtar”.

Akuza të rënda, që federata kolumbiane ka shpejtuar ti mohojë. Por kjo nuk ka penguar që ngjarja të bëhet cështje shtetërore. Dikush ka arritur të mësojë emrat e dy lojtarëve të përfshirë në përplasje, që sipas Caracol Radio janë pikërisht James Rodriguez e Jefferson Lerma, mesfushor i Bournemouth. E për të mos munguar asgjë, edhe Queiroz i hedh benzinë zjarrit në një kaos total. AS shpjegon se tekniku i ka kërkuar lojtarëve nëse kanë ndonjë problem me të, duke treguar vullnetin për tu bërë mënjanë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI