Flash

Pësoi turpërimin më të rëndë, nga 1931: Federata gjermane merr vendimin për Loew në aeroport

Lapsi.al 19 November 2020
Pësoi turpërimin më të rëndë, nga 1931: Federata

Joachim Loew do të mbetet në krye të Gjermanisë për Europianin e qershorit të ardhshëm. Eshtë ky vendimi i marrë në përfundim të mbledhjes së zhvilluar në mëngjes në aeroportin e Mynih, mes presidentit të federatës gjermane të futbollit Fritz Keller, drejtorit të kombëtareve Oliver Bierhoff e vetë teknikut. Pikërisht Bierhoff, duke folur menjëherë pas humbjes në Sevilla, ka konfirmuar teknikun. "Besimi mbetet i paprekur, kjo ndeshje nuk ndryshon asgjë", kishte nënvizuar ish-sulmuesi i Milan.

Takimi në Bavari ka dhënë rezultat pozitiv për teknikun aktual të Gjermanisë, në detyrë nga 2006-a. Pas 6-0 së rëndë të pësuar nga Gjermania në Sevilje kundër Spanjës në Nations League, u mendua një divorc mes palëve. Hipotezë e mohuar menjëherë nga Bierhoff, sipas asaj që bën të ditur Bild, që konfirmoi takimin mes drejtuesve federalë e teknikut të Panzerave.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI