Flash

Reja kapet me gazetarët e analistët: "Na çatë tr*pin me cështjen e skemës"

Lapsi.al 18 November 2020
Reja kapet me gazetarët e analistët: "Na çatë tr*pin

Për Edy Rejan ka qenë një revansh vendi i parë në grup, përmes vështirësive të pandemisë. Një përgjigje për kritikat e forta, sidomos pas një serie prej katër ndeshjes pa fitore, mes shtatorit e nëntorit, që e krahasoi me Christian Panuccin që e zëvendësoi në pankinën kuqezi. E tani, erdhi koha që 74 vjecari italian të heqë ndonjë guralec nga këpuca dhe këtë fillon ta bëjë më analistët: "Ka shumë që e shohin ndeshjen, e kam për analistët, por nuk dinë t’i analizojnë takimet”, deklaroi Reja.

Megjithatë, Reja e rrit dozën, duke përfshirë në sulmin e tij edhe gazetarët, që interesohen gjithnjë për mënyrën e lojës dhe skemën 3-5-2: "U bë e mërzitshme kjo pyetje. Pse nuk pyesni se çfarë bënë sot dhe si ndihen lojtarët me skemën 3-5-2?! Gjithmonë nxirrni këtë histori. Na çatë tr*pin me këtë punën e modulit 3-5-2, sapo mundëm bjellorusët që ishin ‘monstra’. Futbolli luhet me 3, 4 mbrojtësa. Shpesh 3 lojtarë markojnë një kundër një, Doka luan në fazë ofensive. Nëse ke lojtarë të tjerë, merr dhe rezutlate më të mira" sqaroi jo pa doza nervoze Reja.

Në një vlerësim për gjithë fushatën e Nations League, italiani ka vlerësuar mbi të gjithë lojtarët e rinj, që debutuan me fanellën e Kombëtares, apo edhe ata që kishin kohë që nuk ishin shfaqur: "Gjëja më pozitive ishin debutuesit Kallaku, Broja, Selahi, që nuk kanë eksperiencë, por u përgjigjën në mënyrë të shkëlqyer. COVID na ka hequr disa lojtarë, por kemi marrë lojtarë të rinj që janë përgjigjur mirë. Vlerësoj edhe veteranët, Cikalleshin, Memushajn dhe Gjimshitin. Po të mos ishte për këta, edhe të tjerët nuk do të bënin kaq mirë" përfundoi Reja.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI