Flash

Dëmtohen Ramos e Varane: Zidane duhet të 'shpikë' mbrojtjen e Real Madrid në Champions

Lapsi.al 18 November 2020
Dëmtohen Ramos e Varane: Zidane duhet të 'shpikë'

Në fillim dy penalltitë e gabuara kundër Zvicrës, pastaj dëmtimi që e ka detyruar të lërë fushën e lojës para kohe në ndeshjen kundër Gjermanisë në mbrëmjen e 6-0 historike në Nations League. Me pak fjalë, impenjimi me Spanjën i Sergio Ramos nuk ishte kushedi se cfarë, të paktën nga ana personale. Kapiteni i Real Madrid ka ngritur flamurin e bardhë pasi ndjeu një shqetësim në kofshën e djathtë e tani rrezikon të humbasë jo vetëm sfidën në Liga kundër Villarreal por edhe atë në Champions kundër Inter në San Siro të mërkurën e ardhshme, duke e lënë kështu Zidane me një mbrojtje të gjithën për ta shpikur.

Në fakt, edhe Varane doli i dëmtuar gjatë Francë-Suedi ("Problem i vogël" ka thënë tekniku Deschamps, e në Madrid janë optimistë), Nacho po rimerr veten pas një ndalese fizike e Militao është ende në pritje të një tamponi negativ.

Pas ndeshjes, tekniku spanjoll Luis Enrique u mundua të qetësojë madrilenët në lidhje me Ramos: "Sergio është rezistent, mendoj se mund të jetë dicka e lehtë. Nuk duket dëmtim i rëndë, por vetëm mjekët do të thonë se për cfarë bëhet fjalë. Në cdo rast më vjen keq për klubin". Kapiteni i blancos do të kontrollohet sërisht sapo të rikthehet në Valdebebas, ashtu si edhe Varane.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI