Flash

Higuain injoron CR7: "Më i miri i të gjitha kohëve është Ronaldo Fenomeni"

Lapsi.al 17 November 2020
Higuain injoron CR7: "Më i miri i të gjitha kohëve

Gonzalo Higuain nuk ka dyshime mbi atë që duhet konsideruar sulmuesi më i madh i të gjithë kohëve: "Në histori kemi patur sulmues të mëdhenj si Suárez, Lewandowski, Cavani, Benzema, David Villa e Ibrahimovic - ka thënë qendërsulmuesi i Inter Miami në një intervistë për Espn - Më i miri i të gjithëve është Ronaldo Fenomeni. Kam dashur gjithnjë të isha si ai, kam kërkuar me të gjitha mënyrat ta kopjoj".

Edhe përsa i përket goleadorëve të periudhës së fundit Higuain i ka idetë të qarta: "Për mua më të mirët janë Lewandowski, Haaland e Benzema. Karim është prej 12 vitesh në elitën e futbollit. Lewandowski ka shënuar e fituar kudo ku ka luajtur. Haaland, ndërkohë, është një talent me një të ardhme të shkëlqyer përpara tij. Më ka befasuar, është një sulmues i madh".

Ish-sulmuesi i Juventus ka injoruar në këtë mënyrë CR7, që deri sezonin e kaluar ishte shoku i tij i skuadrës me bardhezinjtë, edhe pse, në këtë rast, ndoshta argjentinasi mund të mos e ketë konsideruar një qendërsulmues të pastër si ai e të gjithë sulmuesit e tjerë të mëdhenj të përmendur.

Gonzalo ka patur ndërkohë fjalë të ngrohta e elozhe për Lionel Messi: "Leo është magjik, e ka gjithcka natyrale. Ka lindur kështu, besoj se ka talentin e tij në ADN. Gjërat për të cilat të gjithë duhet të impenjohen, Leo i bën pa sforco. Kjo është ajo që e bën unik".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI