Flash

"Një ndeshje finale": Reja luan me karta të hapura, zbulon formacionin e flet për të ardhmen

Lapsi.al 17 November 2020
"Një ndeshje finale": Reja luan me karta të hapura, zbulon

“Është një ndeshje finale. Duhet të jemi të qetë e të kemi siguri. Duhet të kemi besimin e njerëzve dhe stafit teknik. Të qëndrojmë të qetë. Presioni është pjesë e futbollit. Jam i bindur që do të bëjmë një ndeshje të mire”. Fjalët e teknikut të kombëtares Edoardo Reja në konferencën për shtyp tregojnë qartë si e sheh ai përballjen e të mërkurës me kryesuesit e grupit C4. Pas fitores në miqësore me Kosovën e dy ditë më parë ndaj Kazakistanit, italiani kërkon ta mbyllë nëntorin me fitoren e tretë radhazi në shtëpi, kundër Bjellorusisë, duke përfunduar kështu edhe Nations League me objektiv të arritur, në vendin e parë. “Nuk duhet të bëjmë gabimin ta nisim me nxitim, ndeshjet zgjasin 90 minuta. Kundërshtari është një skuadër që mblidhet mirë mbrapa dhe ka kundërsulm të shpejtë. Duhet ta menaxhojmë ndeshjen sipas situatave të krijuara. Nëse ruajmë ekuilibrin do të bëjmë gjëra të mira”.

Laçi favorit për të zëvendësuar Abrashin e skualifikuar dhe pothuaj I njëjti formacion që mundi Kazakistanin, në pritje të konfirmimit të gjendjes së Gjasulës, që pati një problem në shpatull në fundin e ndeshjes. Kundër Bjellorusisë do të luhet sërisht në një fushë që herën e fundit nuk ishte në lartësinë e duhur, por për italianin do të jetë njësoj për të dy ekipet: “Mungon Abrashi i skualifikuar. Kandidati për ta zëvendësuar është Laçi. Nuk mendoj të bëj ndryshime të mëdha në skuadër. Në linjën mbrojtëse kam 3 lojtarë të gatshëm, dhe nuk është e nevojshme të bëj ndryshime. Në mesfushë duhet të ndryshojmë diçka. Ka shumë mundësi që sulmi të jetë i njëjte me Kazakistanin. Kur bëj listën marr 5 sulmues. Cikalleshi dhe Balaj janë alternativa, njësoj si Manaj dhe Seferi. Kam provuar edhe Cikalleshin dhe Balajn, por janë lojtar të ngjashëm. Preferoj një që të sulmoj portën dhe një që të tërhiqet”.

Në fund Reja ka folur edhe për të ardhmen, që nuk e sheh aspak të rrezikuar, ndonëse e ka kaluar topin në duart e FSHF-së “E ARDHMJA- Unë mbaroj këtë edicion dhe sigurisht do të filloj një edicion tjetër. Kemi një kontratë të përcaktuar. I kam gjërat e qarta. Unë jam këtu për të dhëna maksimumin. Më pas do të jetë FSHF ajo që do të nxjerrë konkluzionet. Një ndeshje nuk mund të jetë vendimtare, për të dalë në konkluzion të gjithë sezionit”, përfundoi Reja.

http://youtube.com/watch?v=wXqvo_muYAQ

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI