Flash

Ibrahimovic trajneri i Milan në San Siro: pas Piolit edhe asistenti i infektuar me Covid

Lapsi.al 17 November 2020
Ibrahimovic trajneri i Milan në San Siro: pas Piolit edhe asistenti i

Një tjetër lajm i keq në shtëpinë e Milan për shkak të Covid. Pas Stefano Piolit, edhe ndihmësi i tij Giacomo Murelli ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus. Një telash më shumë për Milan, sidomos në prag të sfidës delikate kundër Napolit në program të dielën në mbrëmje në San Paolo. Kuqezinjtë tani duhet të gjejnë një njeri për ta ulur në pankinë, të paktën formalisht duke qenë se do të jetë i lidhur gjithësesi me stafin teknik.

"AC Milan komunikon se Giacomo Murelli, në izolim që nga e shtuna pas gjetjes pozitive të Stefano Piolit, ka rezultuar lehtësisht pozitiv në një test të parë të kryer të dielën, infektim i konfirmuar dje nga një tampon i dytë molekular. Murelli është mirë dhe do të vazhdojë karantinën në shtëpi", shkruan komunikata kuqezi.

E sigurtë se në fushë nuk do të mungojë drejtimi, duke qenë se edhe vetë Ibra është i aftë të administrojë skuadrën në fushë. Një lloj lojtari- trajneri, imazhi i të cilit në San Paolo do të jetë më i rëndësishëm se kurrë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI