Flash

"Serie A vazhdon edhe nëse gjithcka mbyllet", presidenti Dal Pino kërkon edhe rikthimin e basteve

Lapsi.al 16 November 2020
"Serie A vazhdon edhe nëse gjithcka mbyllet", presidenti Dal Pino

"Në rastin e një mbyllje të re (lockdoën) kombëtare, kampionati i Serie A nuk do të ndalet e do të vazhdojë përpara, nuk shoh asnjë motiv për ta ndërprerë". Pozicioni i presidentit të Ligës së futbollit Paolo Dal Pino është i qartë e i vendosur. Pastaj edhe një batutë mbi asamblenë e të mërkurës, që do të jetë vendimtare për hyrjen e fondeve në futbollin italian. "Unë mendoj se fruti është pjekur - ka thënë Dal Pino -. Kanë kaluar disa muaj pune intensive e në ditët e fundit Komiteti ka kryer një punë të madhe. Eshtë e shkëlqyer fakti që Liga mund të ketë një partner për një sektor që ka mbërritur në fund".

Çfarë i kërkon Qeverisë bota e futbollit? "Kam thënë që kemi humbur rreth 600 milionë euro këtë vit, për shkak të masave shtrënguese - ishte përgjigja e presidentit të Ligës së Serie A -. Kemi kërkuar, si të gjithë sektorët e tjerë, të ketë masa lehtësuese. Ne paguajmë mbi një miliard kontribute në vit dhe kërkesa jonë është të shtyjmë kushtet e pagesës. Ne nuk kërkuam para nga arkat e shtetit”.

"Ne kërkuam edhe një tjetër gjë të rëndësishme për ne - shtoi Dal Pino - që është rifutja e basteve për 24 muajt e ardhshëm. Eliminimi i këtij elementi të sponsorizimit, i cili ekziston në të gjithë Evropën, ka larguar miliona sponsorë. Ne i kemi shkruar Qeverisë në më shumë se një rast dhe unë kurrë nuk kam marrë një përgjigje me shkrim, dhe kjo vlen edhe për Gravinën. Unë shoh që në Angli Johnson personalisht është angazhuar për disa çështje të Premier, por gjithashtu edhe Merkel e ka bërë në Gjermani. Futbolli nuk është vetëm një industri e rëndësishme, por është gjithashtu pjesë e ADN-së italiane".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI