Flash

Video/ I barazuan rekordin, Jean Todt viziton Schumacher dhe tregon gjendjen e tij: "Vazhdon të luftojë"

Lapsi.al 16 November 2020
Video/ I barazuan rekordin, Jean Todt viziton Schumacher dhe tregon gjendjen e
Pasi vetëm një ditë më parë Lewis Hamilton barazoi rekordin e shtatë titujve Botëror të fituar në Formula 1 nga Michael Schumacher, kanë mbërritur informacione të reja mbi gjendjen shëndetësore të ish-pilotit gjerman. Schumacher "vazhdon të luftojë", si ka zbuluar presidenti i Fia-s, Jean Todt, që është kthyer ti bëjë një vizitë mikut të tij të madh. Gati shtatë vjet nga aksidenti i tmerrshëm në borën e Meribel, fenomeni i Kerpen vazhdon betjën e tij për jetën i mbështetur nga familja në vilën e tij në liqenin e Gjenevës. Gjendja e Schumi është akoma shpesh mister, të paktë janë në fakt personat që kanë akses në shtëpinë e Schumacher e Todt është mes tyre. Të pakta fjalët e thëna nga ish-team principal i Ferrarit pas vizitës që i ka bërë gjermanit: "Mund vetëm të urojmë për të e familjen që gjërat të përmirësohen - ka thënë Todt, që pastaj i intervistuar nga radio franceze Rtl ka shtuar - Michael është shumë i mjekuar e i sistemuar në mënyrë tepër komode". Numri 1 i FIA-s ka thënë më pas që ka ndërmend të ndjekë nga afër zhvillimin e të birit të gjermanit, Mick Schumacher: "Me shumë mundësi do të garojë në Formula 1 vitin e ardhshëm, jemi të lumtur që kemi një Schumacher të ri në nivelet më të larta të garave automobilistike", përfundoi Todt.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI