Flash

Video/ “Shqipëria po ecën përpara dhe ky është treguesi”: Javier Zanetti mesazh inkurajues për futbollin shqiptar

Lapsi.al 16 November 2020
Video/ “Shqipëria po ecën përpara dhe ky është

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë në fillim të muajit dhjetor kursin e përgatitësit atletik. Drejtuesi i këtij kursi do të jetë përgatitësi atletik i kombëtares shqiptare të futbollit, Luigi Febbrari. Një mundësi e shkëlqyer për të gjithë të interesuarit për t’u kualifikuar profesionalisht përmes një kursi që do të ofrojë të gjithë eksperiencën më të mirë bashkëkohore dhe lektorë me emër.

Përmes një video-mesazhi këtë iniciativë të Federatës e ka përshëndetur edhe ish-futbollisti i famshëm i Argjentinës dhe Interit, Javier Zanetti, i cili ka shpjeguar posaçërisht për FSHF.org edhe rëndësinë e rolit të përgatitësi atletik për një skuadër futbolli në ditët e sotme. “Përshëndetje të gjithëve! E vlerësoj shumë faktin se në Shqipëri po organizohet ky kurs, sepse mendoj që përgatitja fizike është një aspekt shumë i rëndësishëm për të gjithë sportistët”, - thotë Zanetti në mesazhin e tij.

Sipas rregullores së re të miratuar nga FSHF, në çdo skuadër futbolli do të ketë një përgatitës atletik në stafin e një skuadre, por edhe në stolin e saj teknik. Përpara zëvendës presidentit të Inter, mesazh për futbollin shqiptar ka dhënë edhe ish-tekniku kampion bote, Marcello Lippi.

https://youtu.be/t8Ik0C_KMsA

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI