Ndeshja e Nations League mes Shqipërisë dhe Kazakistanit ka marrë drejtimin në favor të kuqezinjve me një gol të Sokol Cikalleshit në minutën e 16 të ndeshjes. Sulmuesi ka përfituar brenda zonës nga një krosim i Memushajt, duke goditur saktë me kokë. Goli i 6 në 7 ndeshjet e fundit për Cikalleshin, ndërsa i dyti radhazi sa herë është thirrur në cështje nga Reja.