Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

F1/ Hamilton si Schumacher, kampion bote për herë të shtatë: spektakël i Mbretit të Zi në Turqi

Lapsi.al 15 November 2020
F1/ Hamilton si Schumacher, kampion bote për herë të shtatë:

Në kushtet më të vështira e me shokun e skuadrës Bottas jashtë garës menjëherë, Lewis Hamilton laureohet kampion i botës me një garë të gjithën ofensive, filluar me një start për manual e një pjesë e dytë e Cmimit të Madh "në kontroll" pas kërcënimit në momentet e para të Lance Stroll, që u nis nga pole position. Në podiumin historik të Stambollit bashkë me Leëis u ngjitën Sergio Perez me Racing Point e ferraristi Sebastian Vettel, që u nis nga vija e gjashtë. Charles Leclerc kompletoi të dielën pozitive të skuderisë italiane duke e mbyllur garën i katërti.

Mund të kënaqej duke bërë një garë të kujdeshme e do ti kishte vënë njësoj duart mbi titullin e shtatë, Lewis Hamilton. Por nuk do të ishte... Lewis Hamilton e nuk do të kishte barazuar Michael Schumacher në majën e historisë së Formula 1 e të garave. Në Stamboll, Mbreti i Zi ndoqi me forcë e, në fund, arriti fitoren e katërt radhazi e të 10 në këtë sezon, duke e cuar totalin në 94. I nisur nga pozicioni gjashtë, Hamilton u sigurua që në fillim se do të kompletonte misionin titull: shoku i tij e i vetmi kundërshtar për titullin Valtteri Bottas përfundoi të rrotullohej në kthesën e parë, duke e mbyllur më pas të dielën në vendin e 14.

Pas një garë shumë interesante, në të cilën Hamilton e kishte të qartë se cfarë synonte, në xhiron e 36 parakaloi Perez për të marrë lidershipin që nuk e lëshoi më. Kampioni, ashtu si edhe meksikani i Racing Point nuk e ulën ritmin deri në fund, pa ndaluar në bokse, ndërsa të gjithë pilotët e tjerë të grupit të kreut u kthyen në boks për të vendosur një set të ri gomash të ndërmjetme.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI