Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Video/ Tre fitore radhazi, tani Shqipëria U-21 shënjestron Anglinë: "Askush nuk është i pathyeshëm"

Lapsi.al 14 November 2020
Video/ Tre fitore radhazi, tani Shqipëria U-21 shënjestron

Kombëtarja U-21 është kthyer nga Kosova me një fitore 0-1, që e con në tre numrin e sukseseve radhazi të kuqezinjve të rinj, që kërkojnë vendin e dytë në këto eleminatore të Europianit. Pa teknikun Alban Bushi në pankinë, për shkak të pozitivitetit ndaj Covid, skuadrën e drejtoi Dzemal Mustendanagic, i cili në një prononcim për “FSHF.org” ka folur për sfidën e fundit ndaj Anglisë: "Eksperiencën time si ish-lojtar apo tani si trajner ia kam përcjellë ekipit që askush nuk është i pamposhtur, nëse gjithsecili jep gjithçka, në lojë ndodhin të gjitha. Edhe nëse barazojmë apo fitojmë nuk është befasi" ka theksuar ai.

Natyrisht rezultatet e fundit e kanë rritur shumë optimizmin për të ardhmen, në të cilën beson shumë Mustedanagic, i cili prej vitesh punon me të gjitha grupmoshat e kombëtares shqiptare: "Rezultati, përsa i përket pikëve, punës së bërë dhe lojës, dua të theksoj se jemi në rrugën e duhur. Jam krenar për lojtarët, si ata që luajtën ndaj Kosovës, por edhe për brezin, që do të përfaqësohet në eliminatoret e ardhshme. Strategjia jonë është për të zhvilluar lojtarë të rinj për ekipin kombëtar A, shikoj që në eliminatoret e radhës, Shqipëria U-21 do të luajë për kualifikim. Edhe njëherë dua ta përsëris që cikli i ri do jetë e ardhmja e kombëtares".

https://youtu.be/WM4Z9Sm1aV4

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI