Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Liverpool në emergjencë: Salah infektohet me Covid-19, në mbrojtje mbarojnë lojtarët

Lapsi.al 14 November 2020
Liverpool në emergjencë: Salah infektohet me Covid-19, në

Sulmuesi i Liverpool Mohamed Salah ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Egjiptiani, që ishte i impenjuar me kombëtaren e tij dhe duhet të sfidonte Togon në fundjavë për kualifikueset e Kupës së Afrikës, është asimptomatik dhe është futur në izolim. Një lajm që trondit për herë të dytë brenda dy ditësh tifozët e Reds: në fillim dëmtimi i rëndë i Gomez dhe tani Salah, që vështirë se do të jetë në dispozicion të Klopp për sfidën e Champions League në Anfield.

Lajmin e ka bërë të ditur federata egjiptiane që ka komunikuar se Mohamed Salah ka rezultuar pozitiv me Koronavirus gjatë testeve të fundit mjekësore të kryera. Sulmuesi është asimptomatik, ndërsa të gjithë shokët e Kombëtares kanë rezultuar negativë.

Me lajmin për infektimin e Salah, situata bëhet edhe më e vështirë për Liverpool, në emergjencë të plotë për repartin difensiv. Sipas asaj që bën të ditur 'Daily Mail', në fakt, Reds kanë humbur për një kohë të gjatë Joe Gomez, që është dëmtuar rëndë në grumbullimin me Anglinë. Dëmtimi i lojtarit anglez i shtohet atyre të Van Djik, Alexander-Arnold e Fabinhos, që në rast nevoje mund të luante si qendror. Në atë rol, në dispozicion të Klopp mbeten vetëm Matip e i riu Rhys Ëilliams.

Vetëm të dielën e kaluar Klopp, i mbështetur nga miku-rival Pep Guardiola, ishte ankuar për impenjimet e shumta e për faktin se FA kishte vendosur të braktiste 5 zëvendësimet e të kthehej tek tradicionalet 3. "Shpresojmë të mund të luajmë Europianin në verë, por nëse vazhdojmë kështu të shohim se cilët lojtarë mund të jenë pjesë" ishte britma e alarmit të teknikut gjerman pas dëmtimit në pulpë të Alexander-Arnold.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI