Ndërsa Lazio vazhdon të jetë në ethet e cështjes së tamponëve, një tjetër problem për shoqërinë vjen nga rrjetet sociale e në vecanti nga disa dalje të helmatisura të Luis Albertos. Mesfushori ka postuar një story në Instagram, në të cilën lexohet: "Shumë bukur, por kur do merremi me ata që janë brenda? Aparencë...". Një mesazh i kriptuar vetëm në sipërfaqe sepse, nga ajo që mësohet më pas, është një referim plot polemika mbi cështjen e pagave të prapambetura.
Dyshimi ishte në fakt se referimi lidhej me avionin e ri të personalizuar të Lazios, të sapoprezantuar nga Lotito, e që "ata që janë brenda" ishin lojtarët. Konfirmimi ka mbërritur gjatë një lidhje direkte në Twitch, gjatë të cilës atyre që e pyesnin për avionin, spanjolli iu përgjigj: "Po, e pashë, po duhet ta paguajmë ne. Blejnë gjëra, por nuk na paguajnë".
Luis Alberto ka rinovuar kontratën e tij me bardhekaltrit para pak kohësh, duke e zgjatur bashkëpunimin deri në 2025 por, sipas fjalëve të tij, ndonjë cështje me klubin është ende pezull.
