Dy humbje radhazi për Tiranën janë shumë, ose të paktën kështu e kanë konsideruar drejtuesit bardheblu, që kanë shkarkuar menjëherë pas eleminimit nga Kupa e Shqipërisë përballë Korabit, teknikun Emmanuel Ebgo. Tirana në fakti ishte surpriza e madhe e raundit të dytë të Kupës, e eleminuar nga dibranët me 10 lojtarë, në kohën shtesë.
"Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara.
Klubi e falenderon për përkushtimin dhe sukseset e arritura, të cilat kulmuan me kthimin e titullit kampion në shtëpi" shkruhet në komunikatën zyrtare të Tiranës. Nuk e kishte parashikuar nigeriani që pankinën mund tia trondiste Korabi, i Kategorisë së Parë, për më tepër me 10 lojtarë nga minuta e 68. Goli i shënuar nga Skuka në minutën e 119 ka nxjerrë jashtë kompeticionin kryeqytetasit, që në raundin e dytë, duke bërë që bardheblutë të pësojnë humbjen e dytë radhazi, pas asaj në kampionat nga Teuta.
NJOFTIMI I KLUBIT
Klubi i Futbollit Tirana njofton shkarkimin e trajnerit Emmanuel Egbo.
Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara.
Klubi e falenderon për përkushtimin dhe sukseset e arritura, të cilat kulmuan me kthimin e titullit kampion në shtëpi.
Duke i uruar suksese në karrierën e tij, kampi i kampionëve i jep një meritë të vecantë të suksesit në sezonin e shkuar njëriut që prej vitesh ishte edhe do të jetë pjesë e familjes së bardhebluve. Faleminderit Egbo!
