Flash

Maradona del nga spitali, avokati i tij rrëfen: "Eshtë gjallë për një mrekulli"

Lapsi.al 12 November 2020
Maradona del nga spitali, avokati i tij rrëfen: "Eshtë
Diego Maradona është larguar nga klinika e Olivos për tu stabilizuar në një rezidencë në Nordelta, distrikti në veri të provincës së Buenos Aires, ku do të vazhdojë shërimin pas ndërhyrjes në kokë për shkak të një hematome subdurale. Leopoldo Luque, mjeku i argjentinasit, ka shpërndarë foton e parë të Maradonës pas ndërhyrjes kirurgjike: Pibe de Oro duket i buzëqeshur, në shtrat e me një garzë në kokë. "Diego është i pabesueshëm - tha ai – por duhet të vazhdojmë të punojmë me të. Do ti gjejmë një vend të përshtatshëm për pushimin". Pas tetë ditësh i shtruar, Matías Morla, avokati personal i Maradonës, ka folur për gjendjen shëndetësore të Pibe de Oro. "Diego ka përjetuar ndoshta momentin më të vështirë në jetë, besoj se është një mrekulli që është hequr ai iktus cerebral që mund ti kushtonte jetën – tha ai – Ka dëshirë të rehabilitohet edhe nga problemet e tjera. Duhet ti japim paqe e unitet, e mira e përbashkët me familjen e tij është se shëndeti i Diegos, vjen para gjithckaje".

Të këshilluara

Video/ Muriqi gjen golin me penallti

Kosova futet në lojë pesë minuta nga fundi në miqësoren me Shqipërinë. Në Elbasan Arena Cepele bën gabimin e vetëm në ndeshjen e tij të parë, duke penguar brend...

17:53

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI