Flash

"Arritje historike me vendin tim", Ronaldo si Puskas: ja rekordet e portugezit

Lapsi.al 12 November 2020
"Arritje historike me vendin tim", Ronaldo si Puskas: ja rekordet e
Cristiano Ronaldo ka bërë historinë. Përsëri. Me golin e shënuar në të 40' e pjesës së dytë në miqësoren e Portugalisë kundër Andorras, CR7 ka arritur një legjendë si Ferenc Puskas në vendin e katërt të klasifikimit të shënuesve të të gjitha kohëve, në kuotën 746 gola mes kombëtares e klubeve. Një record i jashtëzakonshëm, festuar menjëherë edhe nga Juventus, që në Tëitter i ka dhënë portugezit "cmimin e parë Puskás Aëard në histori". Nëse gjithë bota mbetet e habitur nga numrat marramendës të Ronaldos, ai duket tashmë se e ka bërë zakon të shkruajë historinë e pas ndeshjes me Andorran shprehu kënaqësinë në profilin e tij në Instagram: "I lumtur që arrita një kufi historik me ngjyrat e vendit tonë!" ka shkruar CR7.
LISTA E REKORDVE TË CR7 ME KLUBE: - Rekord i golave në kompeticione UEFA për klube: 133 - Rekord i golave në UEFA Champions League: 130 - Rekord i golave në një sezon të UEFA Champions League: 17 (2013/14) - Rekord i golave në fazën me eleminim direkt në UEFA Champions League: 67 - Rekord fitoresh në finale të UEFA Champions League: 5 - I vetmi lojtar që shënon në tre finale të UEFA Champions League - I vetmi lojtar që shënon në të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve të UEFA Champions League - I vetmi lojtar që shënon në 11 ndeshje radhazi në UEFA Champions League - I vetmi lojtar që shënoi 10 gola kundër një skuadre të vetme në UEFA Champions League (Juventus) - Rekord i golave me Real Madrid: 450 LISTA E REKORDVE TË CR7 ME KOMBËTAREN: - Rekord prezencash në fazën finale të Kampionatit Europian: 21 - Rekord i golave në total në fazën finale të Europianit e Kupës së Botës: 38 (njësoj me Schëeinsteiger) - Rekord i golave në fazën finale të Kampionatit Europian: 9 (baraz me Michel Platini) - Rekord i fazës finale me të paktën një gol të shënuar: 4 - I vetmi lojtar që ka shënuar tre gola në më shumë edicione të Kampionatit Europian (2012, 2016) - Rekord i golave në Europian (kualifikuese përfshirë): 40 - Rekord i golave në kualifikuese të Europianit e në Kupën e Botës FIFA: 61 - Rekord prezencash me Portugalinë: 168 - Rekord europian golash me kombëtaren e tij: 102 (i dyti vetëm pas iranianit Ali Daei, 109)

Të këshilluara

Video/ Muriqi gjen golin me penallti

Kosova futet në lojë pesë minuta nga fundi në miqësoren me Shqipërinë. Në Elbasan Arena Cepele bën gabimin e vetëm në ndeshjen e tij të parë, duke penguar brend...

17:53

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI