Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Covid, dëmtimet e mbingarkesa: Conte në ankth për Lukakun e Lautaron

Lapsi.al 11 November 2020
Covid, dëmtimet e mbingarkesa: Conte në ankth për Lukakun e

16 lojtarë të grumbulluar me kombëtaret respektive. 16 lojtarë nëpër botë e të impenjuar, pak a shumë, në një tur të vogël force që pashmangshmërisht - e për arsye të ndryshme - shqetëson Inter e Antonio Conten. Nga njëra anë rreziku Covid, nga tjetra frika për gjendjen fizike jo optimale për disa e në përgjithësi ndjesia që një mbingarkesë përdorimi e lojtarëve të shtrydhur që nga fillimi i sezonit shumë intensiv mund të përfaqësojë një problem të madh. Tekniku zikaltër ka rekomanduar të tijtë të kenë kujdes maksimal: në vecanti monitorohet gjendja e Lautaros e Lukakut, në vigjilje të një rifillimi që mes kampionatit e Champions do të jetë për Inter shumë vendimtare.

Nga Argjentina, në lidhje me këtë, mbërrijnë lajme që e japin Lautaro Martinez drejt tërheqjes nga ndeshja kundër Paraguay në raundin e tretë të grupit të Amerikës së jugut për kualifikueset në Katar 2022. Sipas asaj që bën të ditur emitenti TyC Sports, sulmuesi zikaltër po stërvitet mënjanë për shkak të shqetësimit muskular të pësuar gjatë nxemjes para ndeshjes kundër Atalantës. Tekniku Scaloni po mendon ta mbajë Toro jashtë ndeshjes së të premtes për ta patur në dispozicion në sfidën e të mërkurës kundër Perùsë.

Për sa i përket Lukakut, që vjen nga një problem muskular që e bëri të humbasë ndeshjet me Parmën e Real Madrid, për tu kthyer për pak minuta kundër Atalantës, dihet që tekniku i Belgjikës Roberto Martinez do ta përdorë me kujdes. Shqetësimi lidhet edhe me situatën sanitare në grupin e kombëtares belge, duke qenë se portieri Thomas Kaminski është larguar nga grumbullimi përpara miqësores me Zvicrën pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI