Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Hakmarrje për 0-3 të dy viteve më parë, apo vëllazërore? Kosova pa trajner nga Covid, Shqipëria eksperimentuese

Lapsi.al 11 November 2020
Hakmarrje për 0-3 të dy viteve më parë, apo

Pas dy barazimeve të tetorit në Nations League, kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë sërisht në fushë sot për të parën nga tre sfidat e nëntorit, por me një ndryshim: nuk ka përballje me Gjibraltarin, që u anullua për shkak të situatës pandemike javë më parë, por ka një tjetër miqësore ajo kundër Kosovës. Kuqezinjtë do të luajnë kundër vëllait të vogël, që gati dy vjet më parë i dha një leksion të fortë progresi e përqednrimi, duke e shkatërruar 0-3 në takimin e luajtur në Zvicër.

Tani skuadra e Edi Rejas me shumë ndryshime nga ajo kohë do të ketë mundësinë për tu hakmarrë për atë disfatë të rëndë, që krijoi shumë debate në ambjentin spotiv në vend. Reja ka bërë të qartë se do të eksperimentojë, Challandes nga ana tjetër se do ti japë mundësinë lojtarëve që kanë luajtur më pak, por në fund rezultati, sidos të luhet, për hakmarrje apo për eksperiment, do të ketë rëndësi. Sidomos po të kesh parasysh se pas takimit me Kosovën përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për UEFA Nations League, ndaj Kazakistanit më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë më 18 nëntor, që të dyja në shtëpi.

ARBITRI - Një arbitër turk do të vendosë drejtësi në një sfidë shqiptarësh. Hysein Goçek do të jetë gjyqtari që do të arbitrojë Shqipëri-Kosovë. 43-vjeçari ka përvojë në kompeticionet e futbollit Europian, sidomos në Ligën e Europës ku ka arbitruar 40 ndeshje (29 fazë finale, 11 kualifikuese). Gjithashtu, ai ka gjykuar 11 miqësore ndërkombëtare dhe 5 ndeshje kualifikuese në Kupën e Botës.

COVID - Kosova është befasuar pikërisht përpara ndeshjes miqësore, me një lajm që do ti kushtojë më tepër për dy ndeshjet e mbetura të Ligës së Kombeve. Trajneri Bernard Challandes është infektuar me COVID-19. Tekniku zviceran dhe njëri prej pjesëtarëve të stafit teknik kanë rezultuar pozitiv në testin e fundit të kryer në skuadrën e Kosovës.

shaland Lajmi u konfirmua nga Federata e Futbollit të Kosovës në faqen zyrtare. Ky informacion vjen disa orë para miqësores që “Dardanët” do të zhvillojnë me Shqipërinë.

Njoftimi i Federatës së Futbollit të Kosovës

11 nëntor, 2020 – Pas kryerjes së testit për COVID-19, përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitiv.

Ata tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit deri në testin e radhës, që është programuar për të enjten për ndeshjen kundër Sllovenisë.

Kësisoj, ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë do ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti.

MIQËSORET E DITËS SË SOTME

15:45 Greece ? - ? Cyprus

16:00 Albania ? - ? Kosovo

18:00 Lithuania ? - ? Faroe Islands

18:00 Malta ? - ? Liechtenstein

18:00 Montenegro ? - ? Kazakhstan

18:00 Romania ? - ? Belarus

18:00 San Marino ? - ? Latvia

18:30 Bulgaria ? - ? Gibraltar

18:45 Turkey ? - ? Croatia

19:30 Denmark ? - ? Sweden

20:30 Luxembourg ? - ? Austria

20:45 Belgium ? - ? Switzerland

20:45 Germany ? - ? Czech Republic

20:45 Italy ? - ? Estonia

20:45 Netherlands ? - ? Spain

20:45 Poland ? - ? Ukraine

20:45 Portugal ? - ? Andorra

20:45 Slovenia ? - ? Azerbaijan

21:10 France ? - ? Finland

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI