Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

"Më shkulën zemrën duke më ndarë nga dashuria": piloti i Aprilias dënohet 4 vjet pezullim për doping

Lapsi.al 10 November 2020
"Më shkulën zemrën duke më ndarë nga
Cas i Lozanës ka dënuar Andrea Iannonen me 4 vjet pezullim, duke i dhënë praktikisht fund karrierës së pilotit nga Vasto. Dënimi mbërrin nga 17 dhjetori 2019, ditë në të cilën është zbuluar pozitiviteti i tij ndaj një steroidi anabolizues (Drostanolon), si pasojë e një kontrolli antidoping kryer në GP e Malejzisë. Iannone ishte dënuar me 18 muaj pezullim në 31 marsin e kaluar nga Gjykata Disiplinore Ndërkombëtare, por gjykatësit zviceranë kanë vendosur të pranojnë kërkesën e World Anti Doping Agency, duke i dhënë tashmë ish-pilotit të Aprilias një dënim më të rëndë. Vendimi i CAS parashikon gjithashtu se rezultatet e marra nga Iannone, duke filluar nga 1° nëntori do të konsiderohen të pavlefshme, me gjithë pasojat e rastit: përfshirë humbjen e medaljeve, pikëve në kampionat e cmime. Aprilia, që e ka mbrojtur gjithnjë Iannonen e ka mbrojtur bashkë me pilotin tezën e kontaminimit të ushqimit të pavetëdijshëm, duhet të gjejë tashmë një pilot të ri, për ta bashkuar me Aleix Espargaro në 2021. "Sot kam pësuar padrejtësinë më të madhe që mund të pësoja. Më shkulën zemrën duke më ndarë nga dashuria ime e madhe". Andrea Iannone i beson profilit të tij në Instagram fjalët plot hidhërim pas dënimit 4 vjecar për shkak të dopingut të konfirmuar nga CAS. "Motivimet janë pa sens logjik e me të dhëna të gabuara. Për këtë vend e kohë të përshtatshme... sepse nuk kam ndërmend të dorëzohem", ka thënë piloti i Aprilias. "E dija se përballesha me fuqi të mëdha - vazhdon Iannone - por shpresoja. Shpresoja në ndershmërinë intelektuale e në afirmimin e drejtësisë. Në këtë moment vuaj sa më shumë nuk ka. Por kush është munduar të më shkatërrojë jetën shpejt do ta kuptojë forcën që kam përbrenda. Forca e pafajësisë e mbi të gjitha... ndërgjegjia e pastër. Një vendim - përfundoi ai - mund të modifikojë ngjarjet por jo njeriun".
View this post on Instagram

Oggi ho subito la più grande ingiustizia che potessi ricevere. Mi hanno strappato il cuore separandomi dal mio grande amore. Le motivazioni sono prive di senso logico e con dati di fatto sbagliati. Per questo ci sarà luogo e tempo opportuni...perché di certo non mi arrendo. Sapevo di affrontare i poteri forti, ma speravo. Speravo nell'onestà intellettuale e nell'affermazione della giustizia. In questo momento soffro come di più non potrei. Ma chi ha cercato di distruggere la mia vita, presto capirà quanta forza ho dentro il cuore. La forza dell'innocenza e soprattutto...la coscienza pulita. Una sentenza può modificare gli eventi ma non l’uomo. ?? Today i’ve received the worst injustice i could ever have imagined. They ripped my heart apart from my greatest love. No logical sense on these allegation accompanied by incorrect facts. For this there will be an appropriate place and time ... because I certainly do not give up. I knew I was facing the strong powers, but I was hoping. I was hoping for intellectual honesty and the affirmation of justice. Right now I am suffering at the highest level i could imagine. Whoever has tried to destroy my life will soon understand how much strength I have in my heart. The power of innocence and above all, a clear conscience. A sentence can modify the events but not the MAN.

A post shared by Andrea Iannone (@andreaiannone) on

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI