Flash

Rushiti e Bajraktari bëhen "I am Zlatan": dy shqiptarë luajnë rolin e Ibrahimovic

Lapsi.al 10 November 2020
Rushiti e Bajraktari bëhen "I am Zlatan": dy shqiptarë

Zlatan Ibrahimovic, si aktor protagonist në fushën e gjelbër të futbollit e aktore protagonist në kinema. Lucky Red ka njoftuar se do të merret me shpërndarjen e filmit biopic "I am Zlatan", me metrazh të gjatë e bazuar në jetën e suedezit të famshëm. Jakob Beckman e David Lagercrantz janë skenaristët e filmit, që është marrë nga autobiografia "Unë, Ibra", shkruar nga Zlatan e David Lagercrantz.

Filmi ka regjisor Jens Sjogren, ndërsa aktorët që do të interpretojnë Ibran janë Dominic Bajraktari Andersson (për periudhën nga 11 në 13 vjec) e Granit Rushiti (për periudhën nga 17 në 23 vjec). Lojtari i Milan është përfshirë në projekt e ka ndihmuar gjatë ndërtimit të skenarit. Filmi përshkruan karrierën e Ibras, nga fillimet në geto e deri në mrekullitë e tij në San Siro me fanellën e Milan. Andrea

Occhipinti, producenti i Lucky Red, ka thënë: "Ibrahimovic është shumë më tepër se një futbollist: është një lider i vërtetë, një ikonë legjendare". Filmimet kanë nisur në Suedi, vendi i lindjes së Zlatan, në tetorin e kaluar e do të mbyllen në Hollandë në Amsterdam. Dalja në sallat kinematografike është parashikuar për vjeshtën e vitit 2021.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI