Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Napoli, ish-"i skaduari" Hysaj i parakalon të gjithë në të majtë: ja përse do të rinovojë

Lapsi.al 10 November 2020
Napoli, ish-"i skaduari" Hysaj i parakalon të gjithë në

Një skuadër që po mëson të jetë punëtoire, përvec se e aftë të shprehë lojë me kualitet. Napoli i Rino Gattuso nuk mund të ishte ndryshe. E tregon jeta e tij si mesfushor, i papërmbajtshëm, i pangopur me suksese. E kështu - shkruan Gazzetta dello Sport - fytyra simbol e të kaltërve është ajo e Elseid Hysaj, 26 vjecari shqiptar me gati 200 ndeshje në Serie A mbi shpatulla.

Ushtari sarrian, në verën e 2018 rrezikoi të shkonte bashkë me mjeshtrin e tij tek Chelsea, por De Laurentiis pasi la të largohej Jorginho i tha jo rrezikut të hemoragjisë. Pòr Elseidi nuk i pëlqente Carlo Ancelottit e shkodrani rrëshqiti në pankinë, në harresë. Pastaj me ardhjen e Gattusos gjithcka ndryshoi në pak muaj. E Hysaj në këtë sezon është kthyer titullar, edhe pse në krahun e majtë këtë herë.

E kështu të shtunën, u kuptua edhe njëherë se ishte Elseidi i përzgjedhuri për krahun e majtë për ndeshjen e Bolonjës. Mario Rui e Ghoulam i kanë kërkuar shpjegime Gattusos, por përtej mënyrës se si tekniku i refuzoi, mbetet në mendje imazhi i dy majtoshëve në tribunën e Dall’Aras, të ndëshkuar nga trajneri, që privilegjon atë që stërvitet gjithnjë për të dhënë maksimumin. E Hysaj është pikërisht ky tip lojtari. Ndoshta jo me këmbë të arta, por një mbrojtës krahu i vrapimit që i lejon një lloj favorizimi në këtë këndvështrim ndaj cdo kundërshtari.

Edhe tekniku i Shqipërisë, Edy Reja, merr frymë lehtësisht duke qenë se mund ta kishte në kombëtare (në tetor mbeti i bllokuar në Castel Volturno me Napolin) për të tentuar kualifikimin në ndeshjet e fundit të grupit të Nations League. Për Shqipërinë bëhet fjalë për një pikë referimi të rëndësishme. Sepse në moshën 26 vjecare Hysaj ka mbi 50 prezenca me kuqezinjtë me të cilët debutoi në moshën 19 vjecare. Tani menaxheri i tij Giuffredi po bisedon për rinovimin me Napolin, por pikërisht firma e ardhshme e Gattusos mbi një kontratë që do ta zgjasë këtë projekt teknik deri në 2023, të bën të mendosh se edhe për Hysaj e ardhmja do të jetë në Napoli.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI