Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Nuk ka rinovim për Ibrahimovic? Milan vë në shënjestër Thuram jr e Depay

Lapsi.al 10 November 2020
Nuk ka rinovim për Ibrahimovic? Milan vë në shënjestër

Ibrahimovic është një siguri, por po i afrohet 40 viteve dhe rinovimi nuk po vjen, pavarësisht shprehjes entuziaste të palëve. Idea e Gazidis është ajo për tiu rikthyer Milanit të të rinjve. Ja përse drejtuesit kuqezinj janë duke u informuar për të tentuar sulmin për një nga profilet më interesantë mes sulmuesve europianë, Marcus Thuram, i biri i ish-mbrojtësit të Juventus Lilian, e për Memphis Depay, sulmuesin hollandez të Lion. Objektivi është për të gjetur një sulmues që mund të luajë me Ibrahimovic e, në të ardhmen ti marrë vendin.

Sipas të përditshmes gjermane "Bild", Milan i është shtuar shumë skuadrave të tjera prestigjoze në garën për të marrë francezin, duke përfituar nga kontaktet e shpeshta me menaxherin e tij Mino Raiola. Thuram ka një kontratë me Borussia Monchengladbach deri në 2023 e vlerësimi për të arrin mbi 30 milionë euro. Nga Spanja, mbërrin edhe lajmi për ndërhyrjen e kuqezinjve në tratativën, që dukej një hap nga përfundimi, mes Barças e Memphis Depay. Hollandezi është në skadencë kontrate në qershor me Lion e ka bërë të qartë se nuk do të rinovojë. Francezët kanë mundësinë ta shesin në janar, për të mos e humbur me parametër zero.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI