Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Reja ndryshon gjithcka në eksperimentet e tij: shumë debutues në formacionin anti-Kosovë

Lapsi.al 11 November 2020
Reja ndryshon gjithcka në eksperimentet e tij: shumë debutues në

"Do të bëj ndonjë eksperiment për të parë lojtarë. Kosova nuk ishte skuadra që doja në miqësore". Fjalë të thëna nga Edi Reja që kundërshtojnë njëra-tjetrën, ose më saktë e kanë vënë në vështirësi teknikun, që kërkon të ndryshojë dicka për të provuar, por në anën tjetër nuk dëshiron të humbasë, për ti dhënë një tjetër sukses të madh 'vëllait të vogël'. Për miqësoren ndaj Kosovës në orën 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Ajo që është bërë e qartë nga tekniku edhe në stërvitjen e fundit në Durrës, janë minutat për lojtarët që janë aktivizuar më pak në ndeshjet e tetorit apo shtatorit, por edhe ata që nuk kanë patur shumë mundësi në skuadrat e tyre, por që janë të rëndësishëm për italianin.

Italiani mund të ndryshojë dicka nga 3-5-2 i zakonshëm, edhe pse lojtarët që duhet të provojë kanë karakteristika të ndryshme dhe Reja dëshiron ti shohë të japin gjithcka në rolin e tyre të zakonshëm. Mund të ketë një kthim me linjë katërshe e me fantazist pas shpinës së dy sulmuesve. I sigurtë në portë është Etrit Berisha, edhe në rolin e kapitenit, ndërsa në mbrojtje me katër do të ketë tre debutues: Doka, Çepele dhe Ismajlgeci. Në qendër rikthehet Ismajli, që me Spezia nuk ka luajtur pothuaj fare. Ndërsa mesfusha me treshen Çokaj, Ramadani e Memushaj, si dhe një mes Selahit e Kallakut para tyre. Sulmi do të ketë dyshen Uzuni-Balaj.

FORMACIONET E MUNDSHME

SHQIPËRIA

Portier: Berisha

Mbrojtës: Doka, Ismajli, Çepele, Ismailgeci

Mesfushorë: Çokaj, Ramadani, Memushaj, Selahi

Sulmues: Uzuni, Balaj

KOSOVA

Portier: Muric

Mbrojtës: Vojvoda, Rrahmani, Dresevic, Aliti

Mesfushorë: Shala, Kryeziu; Zhegrova, Celina, Berisha

Sulmues: Daku

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI