Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Koeman 'ngel në klasë' lojtarët e Barcelonës: "Kam dyshime që ajo e Barças është organikë për mua"

Lapsi.al 11 November 2020
Koeman 'ngel në klasë' lojtarët e Barcelonës:

Në një bashkëbisedim të rezervuar për mediat katalanase, Ronald Koeman foli hapur pa e ekzagjetuar me diplomacinë, por fjalët e thëna prej tij rëndojnë edhe më shumë ambjentin blaugrana, pas një fillimi sezoni aspak sipas pritshmërive: "Kam dyshime se organika e Barcelonës është e përshtatshme për mua e me Ramon Planes (drejtori sportiv) po flasim për atë që mungon. Garda e vjetër, sidoqoftë, e kuptoi se gjërat duhet ndryshojnë". Tekniku i Barças ka bërë të ditur më pas se objektivët e parë të merkatos do të jenë Eric García, mbrojtësi qendror i City, "por gjithcka varet nga Manchester", e Memphis Depay, që tekniku e njeh mirë duke e kur e stërviste në kombëtaren hollandeze.

Pa harruar një tjetër bashkëkombas: Wijnaldum. "Është një mundësi për të ardhmen por nuk mund të them më shumë. Eshtë një lojtar i madh". Për sa i përket organikës aktuale ai ka shtuar: "Pedri është lojtari që më ka befasuar më shumë pozitivisht. Griezmann është një sulmues që punon shumë e mund të vendosë pozicionin që do. Varet nga ai. Dembelé po stërvitet e po përmirësohet fizikisht. Messi? Më tregoi se pavarësisht problemeve të tij me klubin dëshiron të vazhdojë të fitojë". Nuk mund të mungonte një referim për objektivin e vërtetë të Barcelonës, që mungon prej 5 vitesh nga këto anë: Champions League. "Për ta fituar duhet të përmirësohemi. Bayern, për momentin, është më i fortë".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI