Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

E gjithë Suedia kundër Ibrahimovic: "Shaka pa kripë për të nervozuar dikë"

Lapsi.al 11 November 2020
E gjithë Suedia kundër Ibrahimovic: "Shaka pa kripë për
Vazhdon pa ndalesë polemika mes Zlatan Ibrahimovic e kombëtares suedeze. Postimi në Twitter i qendërsulmuesit të Milan me fanellën e Suedisë e shkrimin ku lexohej “u bë kohë që nuk shihemi” shkaktoi një debat që nuk po ndalet. Skandinavët përgatisin dy ndeshjet e Nations League, kundër Francës e mbi të gjitha Kroacisë, shumë të rëndësishme për të evituar rrëzimin, por në grumbullimin e skuadrës së teknikut Andersson argumenti është gjithnjë i njëjti: Ibra. Postimi i ndonjë dite më parë dukej një sinjal i dëshirës së tij për tu kthyer në kombëtare, por tekniku Janne Andersson kishte hedhur poshtë hipotezën: “Më thonë se ka një plan pas kësaj foto, por unë nuk e kuptoj e nuk do shpenzoj energji”. E plani, në fakt, ishte vërtetë, si rrëfeu vetë Ibra pas ndeshjes me Veronën: "E bëra për të irrituar ndonjë". Mision i përmbushur, sepse pas fjalëve të teknikut ka qenë radha e presidentit të Federatës suedeze, Karl-Erik Nilsson, që duke folur për Goteborgs–Posten komentoi akuzat e Ibras për teknikun kur Andersson la në pankinë Kulusevskin për ndeshjen kundër Francës (”Janë këta persona inkompetentë në pozicione të gabuara që mbysin futbollin suedez”, shkroi Ibra në rrjetet sociale). “Nuk është i vetmi që interesohet për atë që po bëjmë. Gati cdokush në botë ka një mendim, e ai ka të tijin. Por është e qartë se kur lojtari ynë më i mirë i të gjithë kohëve thotë këto gjëra pa asnjë provë, është vërtetë e shëmtuar. E jam edhe më i zhgënjyer nga ajo që ka bërë - tha Nilsson para se të komentonte postimin me fanellën e Suedisë - Një shaka me shijë të keqe. E bëri për të nervozuar disa persona, nuk më pëlqeu".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI