Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

"Paulo, shko tek Real Madrid": njeriu që e solli në Itali i bindur se Dybala nuk ka vend tek Juventus

Lapsi.al 11 November 2020
"Paulo, shko tek Real Madrid": njeriu që e solli në Itali i

Që kur ka mbërritur tek bardhezinjtë, Paulo Dybala po kalon ndoshta momentin e tij më të keq me fanellën e Juventus. Finalja e ndeshjes kundër Lazios ka lënë mbeturina të rënda, në moral mbi të gjitha: numri 10 argjentinas nuk ndihet qendror në projektin e Andrea Pirlos e ka mbledhur rreth vetes një lloj skepticizmi. Në gjithë këtë është edhe tema rinovim, për të cilën diskutohet prej kohësh pa arritur asgjë konkrete. Ja përse, në këtë kontest, bëjnë edhe më shumë zhurmë fjalët e Maurizio Zamparinit, që në një intervistë për Tuttosport i ka dërguar një mesazh të qartë Joyas: "Shko tek Real Madrid".

"Jam ende i bindur se është Messi i ri - ka thënë ish-presidenti i Palermos, që në 2012 e solli sulmuesin në Itali - Dybala, përvec se një kampion, është një djalë i mirë. E nuk arrij ta kuptoj përse shumë kanë tendencë ta harrojnë. Që Dybala nuk është titullar në Serie A është një mëkat. Paulo duhet të ndiqte këshillën time tre vjet më parë, të largohej nga Torino. Ia thashë hapur: 'Paulo, për të mirën tënde duhet të largohesh nga Juventus'. Futbolli i tij është fantazi. Është më shumë për në Spanjë: Barcellona ose Real Madrid. Ai është një kampion, e jo një zëvendësues. Tek Juventus është Cristiano Ronaldo që është një fenomen i vërtetë, Dybala duhet të shkojë të bëjë Ronaldon në një skuadër tjetër të madhe".

"Këshilla që i jap sot është e njëjta: 'Paulo, ik nga Juventus e shko tek Real Madrid'. Ndoshta që në janar. Do të ishte një biznes për të gjithë. Për të e edhe për Juventus, që nëse nuk gaboj dy vjet më parë tentoi ta shiste - shtoi Zamparini - Të largohet me parametër zero? Argjentinasit, të gjithë, me kontratat nuk bëjnë ulje".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI