Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Gol, asist e performancë super: "Jam kthyer më i fortë se më parë", Uzuni pas Ferencvaros fitoi edhe Kombëtaren

Lapsi.al 11 November 2020
Gol, asist e performancë super: "Jam kthyer më i fortë se

“Goli më kishte munguar, por mund të them se ndihem mirë që e kalova situatën e vështirë pas Koronavirusit. Nuk jam 100%, por mendoj se bëra mirë në krahun e majtë, kjo na dha rezultatin sot”. Myrto Uzuni nuk e fsheh entuziazmin për rezultatin, golin dhe performancën në miqësoren e fituar 2-1 ndaj Kosovës, ku dha edhe assist për golin e parë të Balajt. Sulmuesi beratas ka rrëfyer situatën e vështirë për shkak të koronavirusit: “Bëja tampone cdo dy ditë, ishte një situatë delikate që zgjati gati 22 ditë. Më vjen mirë që e gjithë kjo kaloi, ndërsa tannin jam kthyer më i fortë se më parë”.

Kalimi te Ferencvarosh ishte një kapërcim në kualitet dhe lojtari u bë menjëherë një pikë referimi tek hungarezët, edhe pse në Champions, në fazën e grupeve luajti vetëm 10 minuta në ndeshjen e fundit kundër Juventus për shkak të Covid. Golat e shënuar i kanë dhënë besim në vetvete sulmuesit që tani hedh vështrimin larg: “Kam kaluar te një ekip më i fortë dhe jam rritur shumë. Tani, duhet të mendojmë fortë për ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, për të marrë më të mirën”, u shpreh Uzuni.

Të këshilluara

Video/ Muriqi gjen golin me penallti

Kosova futet në lojë pesë minuta nga fundi në miqësoren me Shqipërinë. Në Elbasan Arena Cepele bën gabimin e vetëm në ndeshjen e tij të parë, duke penguar brend...

17:53

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI