Flash

Skandali/ I përqafon të gjithë, luan një pjesë loje me Covid, e mëson vetëm në pushim të ndeshjes Turqi-Kroaci

Lapsi.al 12 November 2020
Skandali/ I përqafon të gjithë, luan një pjesë loje me
Një rast i jashëtzakonshëm ka hedhur hije të rënda mbi miqësoren e Stambollit mes Turqisë e Kroacisë, përfunduar me rezultatin 3-3. Federata kroate ka komunikuar pozitivitetin me Covid të mbrojtësit Domagoj Vida, që e kishte nisur sfidën titullar e u zëvendësua vetëm në pushim. Mbrojtësi i Besiktas ka luajtur gjithë pjesën e parë në fushë e mund të ketë infektuar disa nga lojtarët në fushë (për shembull Calhanoglu, që qendroi në pankinë gjithë ndeshjen, ose Demiral, Brozovic e Pasalic, që ishin në fushë). Qarkullojnë edhe imazhe në të cilën shihet Vida para ndeshjes, në tunelin e stadiumit, ndërsa përqafon shokë e rivalë. KOMUNIKATA "Pasi të gjithë lojtarët e anëtarët e stafit rezultuan negativë në testet e rregullta për ndeshjen me Turqinë të hënën, të mërkurën në mëngjes është bërë një tjetër xhiro tamponesh për ndeshjen me Suedinë. Federata ka marrë rezultatet e testeve zyrtarë pas mesnatës me orën lokale e ka treguar se lojtari Domagoj Vida ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Shërbimi mjekësor i kombëtares kroate ka marrë informacionet e para në pushim të ndeshjes kundër Turqisë. Në atë moment tekniku Zlatko Dalić kishte vendosur ta zëvendësonte Vida, e shërbimi mjekësor i skuadrës kombëtare e izoloi Vida sipas të gjithë masave epidemiologjike deri në konfirmimin e rezultateve të testeve. Vida, sipas rregullores, do të kalojë ditët e ardhshme në vetë izolim në Stamboll".

Të këshilluara

Video/ Muriqi gjen golin me penallti

Kosova futet në lojë pesë minuta nga fundi në miqësoren me Shqipërinë. Në Elbasan Arena Cepele bën gabimin e vetëm në ndeshjen e tij të parë, duke penguar brend...

17:53

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI