Flash

"Ne lojtarët jemi vetëm buratinë të Fifa-s e Uefa-s": akuza të forta të Kroos

Lapsi.al 11 November 2020
"Ne lojtarët jemi vetëm buratinë të Fifa-s e

"Ne lojtarët jemi vetëm buratinë të Fifa-s e Uefa-s". Fjalë të rënda ato të thëna nga mesfushori i Real Madrid Toni Kroos, jo i pazakontë në dalje të tilla mediatike. "Askush nuk konsultohet me ne". Gjermani hidhet në sulm të dy institucioneve të futbollit, duke kontestuar kompeticionet e tepërta për "të bërë sa më shumë para" e duke drejtuar gishtin mbi shumë ndeshje që futbollistët janë të detyruar të luajnë e që i "sfilisin fizikisht".

Nuk është hera e parë që Kroos ngre zërin e thotë hapur mendimin e tij. Ashtu si në prill, gjatë valës së parë të pandemisë së Koronavirus, kur Real Madrid u akordua me lojtarët për shkurtimin e pagës e ai pohoi pa lojëra fjalësh: "Një dhuratë për klubin. Jam në favor të pagesës komplet të rrogës për të gjithë ata që e përdorin për të bërë dicka të ndjerë - kishte shtuar ai - e me këtë cdokush mund të ndihmoj të tjerët si preferon duke bërë bamirësi".

Në lidhje me projektin e Superligës europiane mes 18 klubeve më të mirë të Kontinentit të Vjetër: "Do të ishte shumë, shumë interesante nga pikëpamja sportive por klubet më të vogla do vuanin hendekun me të mëdhatë, që do të thellohej - përfundoi Kroos.

Të këshilluara

Video/ Muriqi gjen golin me penallti

Kosova futet në lojë pesë minuta nga fundi në miqësoren me Shqipërinë. Në Elbasan Arena Cepele bën gabimin e vetëm në ndeshjen e tij të parë, duke penguar brend...

17:53

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI