Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Përcaktohen katër skuadrat e fundit për në Euro 2020: ja ekipet e përfshirë në playoff

Lapsi.al 12 November 2020
Përcaktohen katër skuadrat e fundit për në Euro 2020: ja

Katër vendet e fundit për në Europian që duhet të zhvilloheshin në verën e kaluar do të përcaktohen sonte. Do të luhen në fakt ndeshjet e fundit playoff për Euro2020, me sistem unik, në të cilat është mbërritur përmes një rrugëtimi të përcaktuar nga pozicionimet në grupet e kualifikueseve e nga rezultatet në Nations League. Ndeshjet në fjalë janë Hungari-Islandë, Irlanda e Veriut-Sllovaki, Serbia-Skoci e Gjeorgji-Maqedoni, kjo e fundit një ndeshje që askush nuk e kishte parashikuar.

E ndërkohë, një prej të dyjave do të shkojë në Europian, ku do të luajë në grupin D së bashku me Hollandën, Ukrainën e Austrinë. Shumë më e vështirë do të jetë detyra e kujt do të kualifikohet mes Hngarisë e Islandës, seleksione që morën pjesë në Euro 2016 (ku 'geyser sound' i tifozëve islandezë u bë një nga imazhet më të bukura të turneut): kush do të dalë fitues nga sfida e Budapestit do të bëjë pjesë në grupin A, atë të ferrit, me Portugalinë, Francën e Gjermaninë.

Cështje interesante ajo e Sllovakisë, që ka ndryshuar teknik një muaj më parë, pas fitores me penallti ndaj Irlandës: në pankinën e Hamsik e shokëve është ulur tashmë Stefan Trakovic, që do të provojë të bëjë më të mirën kundër një skuadre si Irlanda e Veriut që, edhe pse nuk fiton nga shtatë ndeshje, arriti njësoj të mbërrijë në këtë sfidë vendimtare, falë suksesit me penallti ndaj Bosnjes.

Ndeshja më e rëndësishme është Serbi-Skoci. Serbët, falë Mitrovic e Milinkovic-Savic, në gjysëmfinale eleminuan Norvegjinë plot të rinj premtues e tani, të animuar nga një shpirt nacionalist që shkon përtej futbollit, synojnë të bëjnë të njëjtën gjë kundër skocezëve, të pamundur në tetë ndeshje, si nuk ndodhte për ta që nga mesi i viteve '80. Serbia nuk ka marrë kurrë pjesë në një kampionat europian që nga shkrirja e Jugosllavisë si entitet politik, ndërsa Skocia mungon në një fazë finale që nga Euro '96 e pas suksesit me Izraelin ka vetëm një hap për të përmbushur misionin.

Të këshilluara

Video/ Muriqi gjen golin me penallti

Kosova futet në lojë pesë minuta nga fundi në miqësoren me Shqipërinë. Në Elbasan Arena Cepele bën gabimin e vetëm në ndeshjen e tij të parë, duke penguar brend...

17:53

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI