Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Nga lufta në Jugosllavi tek miqësia me Arkanin, rrëfehet Mihajlovic: "Shoku më tha, 'I lutem Zotit që të të vrasin familjen'"

Lapsi.al 12 November 2020
Nga lufta në Jugosllavi tek miqësia me Arkanin, rrëfehet

Sinisa Mihajlovic, tekniku i Bolonjës, është rrëfyer në një intervistë të gjatë për Corriere della Sera në të cilën ka folur për gjithcka: nga sëmundja, tek lufta në ish-Jugosllavi, deri tek Arkan e të ardhmen. Pasi përballoi leuceminë, tekniku serb ka shkruar një autobiografi, "Ndeshja e jetës", e ka folur në të me sinqeritetin e zakonshëm: "Të sëmurësh nuk është një faj, ndodh e kaq. E vërteta është që nuk jam një superhero e as Superman. Flisja kështu sepse kisha frikë"

"Kush nuk ia del nuk është humbës. Nuk është një humbje, është një sëmundje e mallkuar. Tani i gëzohem cdo momenti, më parë nuk e bëja e quaja të sigurtë. Sëmundja më bëri një njeri më të mirë", ka shtuar Miha, që sot përcaktohet "një njeri që kërkon ta shohë gotën gjysëm plot. Duartrokitjet e mbështetja më kanë ndihmuar shumë. Por tani mjaft. Mezi pres të kthehem të jem cigani i m**it".

Tekniku ka bërë shaka me ofendimin që e ka shoqëruar gjithë jetën futbollistike: "Jam një njeri kontrovers. Por nëse bëj ndonjë budallallëk, marr përgjegjësitë e mia". Si tregon kur preket një argument delikat si miqësia e tij me ish-ushtarakun e lartë serb Arkan: "Në fillim ndoshta isha i tërhequr nga imazhi i të keqes, por pastaj u bëmë miq të mëdhenj. Nuk do ta aprovoj kurrë atë që ka bërë, por nuk mund të mohoj një raport që është pjesë e jetës sime".

Pastaj hapësirë për kujtimet e keqardhjet: "Dicka që nuk do ta ribëja? Tetor 2000, Lazio-Arsenal në Champions League. Që kur luaj futboll kam dhënë e marrë pështyrje, bërryla e fyerje. Ndodhi edhe me Vieira. I thashë 'zezak m**i' Tre javë skualifikim. Gabova e shumë. Ai më kishte sharë gjithashtu cigan m**i për gjithë ndeshjen. Për të ofendimi ishte cigan, për mua ishte m**i".

Një tjetër kujtim nga fusha kur shpërtheu lufta në Jugosllavi: "Finalja e Kupës së Jugosllavisë 1990. Po humbnim kundër Hajduk Split, gol i Boksic. Para ndeshjes, në tunelin që të conte në fushë, Igor Stimac, kroat, shoku im i dhomës në kombëtaren e të rinjve më tha: “I lutem Zotit që tanët të vrasin familjen tënde në Borovo”, që është qyteti i lindjes së prindërve të mi".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI