Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Video/ Kupa e Shqipërisë: Tirana eleminohet nga Korabi, Egbo rrezikon shkarkimin

Lapsi.al 12 November 2020
Video/ Kupa e Shqipërisë: Tirana eleminohet nga Korabi, Egbo rrezikon

Raundi i dytë i Kupës së Shqipërisë ka sjellë surpriza të mëdha duke e bërë shumë interesante situatën në kompeticion, edhe për shkak të ndeshjeve teke të diktuara nga situata e Covid 19. Tirana është surpriza e madhe e eleminuar nga Korabi me 10 lojtarë në kohën shtesë. Bylis është skuadra tjetër e Superiores që flaket jashtë nga një e Kategorisë së Parë, por ai që rrezikon shkarkimin është vetëm tekniku i kampionëve Emmanuel Egbo.

Nuk e ka parashikuar nigeriani që pankinën mund tia trondiste Korabi, i Kategorisë së Parë, për më tepër me 10 lojtarë nga minuta e 68. Goli i shënuar nga Skuka në minutën e 119 ka nxjerrë jashtë kompeticionin kryeqytetasit, që në raundin e dytë, duke bërë që bardheblutë të pësojnë humbjen e dytë radhazi, pas asaj në kampionat nga Teuta. Në këtë pikë, janë orë vendimtare për të ardhmen e Egbo në pankinë, ndërsa po fillojnë të bëhen edhe emrat e parë si alternativë.

Teuta i ka dhënë një shuplakë Kastriotit, me një 5-0 që dëshmoi qartë se Ndreu nuk kishte ndërmend të sforcohej në Kupë, për tu përqendruar në kampionat. Më delikate situata në Ballsh, pas dy barazimeve në kampionat Bylis del nga Kupa e eleminuar nga Dinamo e me një shprehje pakënaqësie të teknikut Dovedan: “Kalendari i ngjeshur ndikoi te humbja? Ndikoi shumë. Plus që Dinamo vjen nga një javë që nuk luajti. Ne kemi luajtur shumë këto kohë dhe kemi pasur shumë dëmtime".

RAUNDI I DYTË

Tirana 0 - 1 Korabi

Teuta 5 - 0 Kastrioti

Bylis 1 - 2 Dinamo

Kukësi 2 - 1 Besa

Skënderbeu 3 - 0 Pogradeci

Partizani 1 - 0 Apolonia

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI