Flash

Krizë pafund, Barcelona rrezikon të shkrihet: lojtarët refuzojnë propozimin për reduktimin e pagave

Lapsi.al 12 November 2020
Krizë pafund, Barcelona rrezikon të shkrihet: lojtarët

Eshtë një konfrontim i ashpër që vazhdon prej kohësh. Këshilli i administrimit të Barcelonës ka komunikuar se tavolina e negociatave për të stabilizuar mënyrat e reduktimit të pagave të lojtarëve profesionistë e të gjithë punonjësve të klubit, ka përfunduar pa arritur në një akord.

Tani nis një periudhë reflektimi që do të zgjasë deri në 23 nëntor. Pas kësaj date, nëse lojtarët nuk do ta pranojnë propozimin, Shoqëria mund të vendosë në mënyrë të njëanshme të ulë pagat. Pas kësaj, lojtarët mund të nisin një cështje ligjore për të zgjidhur kontratat e tyre e të lirohen me parametër zero nga Barça.

"Në këtë situatë i takon Këshillit të administrimit të marrë vendimet për të zgjidhur problemin e rëndë financiar që lidhet me pandeminë e Covid-19, që provokoi një reduktim të hyrjeve me mbi 300 milionë euro për sezonin 2020/21, e që na detyron për një rishikim të shpenzimeve të pagave përreth 191 milionë", lexohet në një komunikatë të drejtuesve katalanas.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI