Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Video/ Brazili dominon Amerikën latine: Vidal rigjallëron Kilin

Lapsi.al 14 November 2020
Video/ Brazili dominon Amerikën latine: Vidal rigjallëron Kilin

Dy gola të interistit Arturo Vidal, në të 19’ e të 34’, i dhuruan Kilit fitoren e parë në grupin kualifikues të Amerikës jugore për Botërorin 2022: mposhtet 2-0 Perùja, që nuk mori dot më shumë pavaraësisht debutimin të 'italianit' Lapadula në sulm. Në ndeshjen tjetër, Brazili dominon me një tjetër fitore, që e mban të vetëm në krye të renditjes. Firmino vendosi në pjesën e dytë sfidën mes 5 herë kampionëve të Botës e Venezuelës.

KILI-PERÙ 2-0

Pas polemikave në vigjilje e debatit të ashpër në distancë mes teknikut Reinaldo Rueda e klubit zikaltër në lidhje me administrimin e gjendjes fizike të Alexis Sanchez, është një tjetër interist, Arturo Vidal, që zgjidhi praktikisht ndeshjen me Perùnë e i dhuroi fitoren e parë Rojas në grupin kualifikues për Botërorin 2022. Golat erdhën të dy në pjesën e parë: i pari, spektakolar, në të 19’, me një silurë nga gati 30 metra me të djathtën që përfundoi në trekëndësh në të majtë të Pedro Gallese. I dyti, në të 34’, si oportunist, shfrytëzoi një top në zonë afër portës. Në pjesën e dytë tekniku peruan Ricardo Gareca provoi të ndryshonte fatin e ndeshjes me zëvendësimet, ku i dha debutimin Lapadulës (sulmuesi i Beneventos lindur në Itali me mama peruane), por kjo nuk e pengoi Kilin të ringrihet pas humbjes me Uruguay e barazimit me Kolumbinë, ndërsa Perùja duhet ende të presë për suksesin e parë në grup.

BRAZIL-VENEZUELA 1-0

Kombëtarja e teknikut Tite mbetet e vetmja me pikë të plota në grupin kualifikues, e duke përfituar nga barazimi i Argjentinës i gëzohet kreut vetmitar pas tre ndeshjeve të para. Përfaqësimi në kompleks i Seleçaos në Morumbi të San Paolo kundër Venezuelës ishte solid, me një dominim shumë më të madh se tregon rezultati. Në fakt, Brazili dominoi krejtësisht, me të dhëna interesante në zotërimin e topit (74%) e për pasimet (623 me 223). Edhe goditjet e portës janë 11 për Firmino e të tjerët kundër 4 tentativave të Vinotinto. Për të zhbllokuar rezultatin duhej pritur minuta e 66’: Paquetà shërbeu për Everton në të djathtë, krosimi devijohet lehtë nga Machis, duke u bërë një asist i paqëllimshëm për Roberto Firmino, që nuk mund të gabonte. Fitoi Brazili, që bën tre në tre pas sukseseve me Bolivinë e Perùnë. Për Venezuelën starti është i tmerrshem me tre humbje në pa kaq ndeshje e asnjë gol të shënuar.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI