Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Video/ Shqipëria e të ardhmes me tjetër skemë, Reja e pranon dhe është i bindur: "E di si mundet Kazakistani"

Lapsi.al 14 November 2020
Video/ Shqipëria e të ardhmes me tjetër skemë, Reja e pranon

"Sigurisht do të ketë vështirësi për formacionin. Unë i ka bërë zgjedhjet e mia me lojtarë që kemi. Kemi grumbulluar Gjasulën, por kemi gati edhe Cikalleshin". Edoardo Reja ka të qartë situatën në lidhje me lojtarët në dispozicion për sprintin final në Nations League. Pandemia vazhdon të shqetësojë këdo dhe nuk bën përjashtim as Shqipëria e italianit, që më tepër se për lojtarët duket në dilema skeme, duke parë vështirësitë për të dalë para portës, në dy barazimet radhazi, përpara fitores me Kosovën: "Në momentin që dalim para porte, duhet të jemi konkretë. Trajneri duhet të punojë për këtë, fakti që skuadra ka pasur shumë raste, do të thotë se është bërë një punë e mirë. Duhet të fitojmë për të arritur objektivin tonë, që është vendi i parë në grup. Uroj që rastet e humbura në ndeshjet e kaluara, të jenë ruajtur për këto ndeshje".

"Nuk është aq kollaj të ndryshosh skemën - u fut më thellë në analizë tekniku -. Kam nisur me këtë skemë dhe kam besim, pasi me ka dhënë rezultat në këto ndeshje. Kam disa lojtarë që kam krijuar besim. Është e rëndësishme të marrim dy fitore në ndeshjet e radhës. Lojtarët janë të motivuar. Pas këtyre dy ndeshjeve do shikojmë për skemën". Një hapje për ndryshim e pamenduar më parë nga Reja që ishte treguar fanatik në lidhje me modulin e lojës për ti dhënë Shqipërisë. Tekniku ndërkohë ka shpjeguar se di mirë si të shkojë drejt objektivit kualifikim: "Kemi marrë rezultate të merituara, por ka pasur edhe raste kur nuk kemi marrë. Doja fitore ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, por nuk ia dolëm. Ne mbetemi favoritë. Lojtarët që kanë luajtur më përshtaten më shumë në ndeshje. Duam të fokusohemi te Kazakistani. Kemi luajtur me ta para një muaji dhe ua dimë pikët e dobëta".

https://youtu.be/T-w7RDFI_Co

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI