Flash

Video / Hungaria befason Islandën dhe kap Europianin. Fitojnë Maqedonia e Veriut, Sllovakia dhe Skocia

Lapsi.al 13 November 2020
Video / Hungaria befason Islandën dhe kap Europianin. Fitojnë

Pas kualifikimit në Europian të Maqedonisë së Veriut pak orë më parë, kanë arritur këtë kompeticion edhe Hungaria, Sllovakia dhe Skocia.

Ia del Hungaria të kualifikohet në kampionatin më madhor futbollistik të kontinentit të vjetër. Djemtë e Marco Rossi, pozitiv me Covid dhe jo në stol, shkojnë në Euro 2020 falë Loic Nego në të 88'-ën dhe një perle të të zakonshmit Szoboszlai në të 92'-ën. Kështu Hungaria arriti dhe tejkaloi 2-1 Islandën dhe hyn në grupin e ferrit me Francën, Gjermaninë dhe Portugalinë.

Në Europian e ka arritur edhe Sllovakia pasi mundi 2-1 Irlandën e  Veriut. Pas 90 minutave të kohës së rregullt që u mbyll 1-1, goli i Duris në minutën e 110’, i dha fitoren sllovakëve.

Ndërkohë Skocia ka mundur Serbinë. Pas 90 minutave të kohës së rregullt dhe 30 minutave shtesë, ndeshja shkoi në penallti, me Skocinë që u tregua më e saktë, duke fituar kualifikimin për Europianin.

Ndërkohë më herët Maqedonia e Veriut ka mposhtur 1-0 Gjeorgjinë dhe siguron Europianin. Goran Pandev në minutën e 56'-të i ka dhuruar fitoren të tijve të cilët e prekin këtë ëndërr për herë të parë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI