Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

"Jam mirë, mos u shqetësoni": asnjë frakturë në kyc për Osimhen

Lapsi.al 14 November 2020
"Jam mirë, mos u shqetësoni": asnjë frakturë

Pas ndalesës në sfidën kundër Sierra Leone frika më e madhe e Napolit, për sulmuesin e tij kryesor Victor Osimhen, ishte rreziku i një frakture në kycin e dorës. Fatmirësisht për sulmuesin e për klubin kontrollet e para kanë evidentuar vetëm një traumë të fortë në krah e artikulacionet nuk paraqesin traume të vecanta. Dyshimi ishte edhe për një dëmtim në shpatull, por edhe kjo është përjashtuar gjatë kontrolleve mjekësore. Për nigerianin, përjashtuar këtu ndonjë situatë të ndryshuar nga rezonanca magnetike, parashikohet një rikuperim në kohë të shkurtër.

Trajneri i Napolit Rino Gattuso ishte ndër të parët që u shqetësua për gjendjen fizike të lojtarit të tij, sipas asaj që bëri të ditur Gazzetta dello Sport. Problemet në shpatull derivojnë si nga goditja e pësuar ashtu edhe nga një dëmtim i vjetër, një kondicion që nuk mund të mos të linte dyshime, edhe pse për më shumë siguri duhet pritur rezultati i rezonancës.

Përfaqësuesja nigeriane shpreson të mund ta rikuperojë për sfidën e të martës në 17 nëntor, sërisht kundër Sierra Leone, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Afrikës. Nga ana e tij Osimhen ka siguruar, jo vetëm Gattuso, por edhe të afërmit e miqtë, me një frazë që tregon shumë për kthimin e tij të shpejtë: "Jam mirë, mos u shqetësoni".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI