Flash

Video/ Franca ndëshkon Ronaldon e shkon në gjysëmfinale të Nations League: rekord historik për San Marinon

Lapsi.al 14 November 2020
Video/ Franca ndëshkon Ronaldon e shkon në gjysëmfinale të

Franca fiton ndeshjen e madhe të raundit të pestë të Nations League e kualifikohet me një ndeshje më herët në Final Four. Në stadiumin Da Luz, kampionët e botës në fuqi mposhtin 1-0 Portugalinë e Cristiano Ronaldos e sigurojnë vendin e parë. Vendimtar, për të marrë avantazhin në përplasjet direkte, goli i N'Golo Kanté, që në të 54' shtyu në rrjetë një grushtim jo brilant të Rui Patricios në konkluzionin e Rabiot e shënoi me portën të boshatisur.

Fitoi edhe Suedia e Kulusevskit, që shënoi bashkë me Danielson në 2-1 ndaj Kroacisë. Nordikët barazojnë skuadrën e Dalic me 3 pikë, por pa rrezikuar dyshen kryesuese. Danielson në fakt realizoi dygolësh, sepse shënoi edhe në portën e tij, në golin e vetëm për kroatët.

Vazhon pathyeshmëria e Gjermania në Nations League që falë golave të Sanè e dygolëshit të Werner përmbysi Ukrainën (shënoi Yaremchuk) e i rrëmbeu vendin e parë në grupin 4 Spanjës, të bllokuar nga Zvicra. Iberikët gabuan dy penallti me Ramos e në fund barazuan në të 89’ me Morenon gol e avantazhit provizor të Freuler.

Një 0-0 në shtëpi kundër modestëve të Gjibraltarit a mund të jetë një rezultat historik në mënyrë pozitive? Nëse quhesh San Marino e historia futbollistike është e bërë më shumë humbje, mundesh. E kështu ndodhi. Kombëtarja e San Marinos, me 10 lojtarë nga minuta e 49' për kartonin e kuq të Simoncini, mori barazimin e dytë radhazi në Nations League, pas atij në shtëpinë e Liechtenstein (gjithnjë 0-0). Dicka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e kombëtares së vogël të futbollit.

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE A GROUP 3

Portugal 0 - 1 France

Sweden 2 - 1 Croatia

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE A GROUP 4

Germany 3 - 1 Ukraine

Switzerland 1 - 1 Spain

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE C GROUP 1

Azerbaijan 0 - 0 Montenegro

Cyprus 2 - 1 Luxembourg

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE D GROUP 1

Malta 3 - 1 Andorra

Latvia 1 - 1 Faroe Islands

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE D GROUP 2

San Marino 0 - 0 Gibraltar

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI