Flash

Nations League/ Një rast me Covid anullon Rumani-Norvegjia: ja të gjitha sfidat e ditës

Lapsi.al 15 November 2020
Nations League/ Një rast me Covid anullon Rumani-Norvegjia: ja të

Rumani-Norvegji nuk do të luhet. Uefa ka njoftuar se ndeshja e Nations League në program sonte është anulluar pasi autoritetet norvegjeze kanë vendosur të ndalojnë udhëtimin e kombëtares në Bukuresht për shkak të një rasti me Covid. Mbrojtësi Omar Elabdellaoui, që luan me Galatasaray, ka rezultuar pozitiv me Coronavirus e ministri i Shëndetit i ka kërkuar Federatës të respektojë rregullat e karantinës, që rekomandojnë izolimin. Norvegjia rrezikon tani humbjen 3-0 në tavolinë: nuk ka data të mundshme në kalendarin ndërkombëtar për të rikuperuar sfidën. Uefa ka deklaruar se e ka dërguar rastin në komisionin e saj të disiplinës.

Norvegjia është aktualisht me pikë të barabarta me Austrinë në krye të grupit të tyre në Ligën B. Nordikët do ta luajnë ndeshjen e fundit të Nations League të mërkurën kundër Austrisë. Në një letër për ministrin, publikuar në faqen zyrtare, Federata ka pranuar se i frikësohet "pasojave për mungesën e pjesëmarrjes në këto ndeshje". Të mërkurën miqësorja mes Norvegjisë e Izraelit ishte anulluar, pas zbulimit të një rasti pozitiv me Covid në radhët e kombëtares izraelite.

Në fushë, mbrëmjen e sotme nuk do të mungojnë ndeshjet e rëndësishme. Hollanda pret Bosnjen, ndërsa Italia Poloninë, për të vendosur kreun e grupit A1. Ndeshja më interesante megjithatë është ajo në A2 ku Belgjika do të presë Anglinë. Për të mos u humbur edhe përplasja e Turqisë me Rusinë në B3, ndërs Kosova do të jetë e impenjuar në transfertën me Slloveninë në C3.

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE A GROUP 1

18:00 Netherlands ? - ? Bosnia and Herzegovina

20:45 Italy ? - ? Poland

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE A GROUP 2

20:45 Belgium ? - ? England

20:45 Denmark ? - ? Iceland

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE B GROUP 1

20:45 Austria ? - ? Northern Ireland

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE B GROUP 2

15:00 Slovakia ? - ? Scotland

20:45 Czech Republic ? - ? Israel

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE B GROUP 3

18:00 Turkey ? - ? Russia

20:45 Hungary ? - ? Serbia

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE B GROUP 4

18:00 Bulgaria ? - ? Finland

18:00 Wales ? - ? Ireland

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE C GROUP 2

15:00 North Macedonia ? - ? Estonia

18:00 Georgia ? - ? Armenia

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE C GROUP 3

20:45 Moldova ? - ? Greece

20:45 Slovenia ? - ? Kosovo

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE C GROUP 4

18:00 Albania ? - ? Kazakhstan

18:00 Belarus ? - ? Lithuania

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI