Flash

F1/ "Jam një ko*e, më falni": Leclerc grushte timonit të Ferrarit pas humbjes së podiumit

Lapsi.al 15 November 2020
F1/ "Jam një ko*e, më falni": Leclerc grushte timonit

Charles Leclerc nuk ka mundur të fshehë dëshpërimin pas flamurit me katrorë në Turqi, ku ka humbur podiumin. Ferraristi e mori gjerë kthesën e parafundit, duke humbur vendin e dytë e duke përfunduar i katërti në garë, gjë që e bëri të shfryjë dufin mbi timon e në kominikimin radio me skuderinë: "Më falni, jam një ko*e, jam një ko*e, jam një ko*e plotësisht" duke goditur me grushte timonin e kaskën. Pastaj Binotto tentoi ta qetësonte pilotin e tij: "Rri i qetë, bëre një garë të madhe".

Edhe pasi ra pak tërbimi, piloti i Ferrarit nuk arriti të përmbahet para telekamerave: "Nuk kam fjalë, të paktën nuk mund të thuhen në tv: i thashë të gjitha në komunikimin radio me skuadrën. Jam dukshëm i zhgënjyer, shumë: bëra një garë të madhe, por pastaj hodha gjithcka poshtë në xhiron e fundit. Më vjen keq për skuadrën".

Pastaj një mendim për Sebastian Vettel: "Jam shumë i lumtur për të, edhe pse nuk dallohet. Pas një viti të vështirë ka marrë podiumin e parë dhe e meritonte vërtetë".

https://www.youtube.com/watch?v=jbHBI8imKUk

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI